Balluku ‘fundosi’ Veliajn/ Këlliçi: Kaq mjafton që ai të ishte personi kryesor i hetuar për mega-aferën e djegësit

E mërkurë, 10 Janar 2024 15:05

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, vijoi edhe sot me denoncimin e mega-aferës së inceneratorit të Tiranës. Ai u ndal te deklaratat e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila e pranoi se Erion Veliaj e ka dështuar qëllimisht koncesionin e inceneratorit të kryeqytetit.

DEKLARATA E PLOTË 

 

Të nderuar qytetarë,

Jemi sot sërish para jush për tu rikthyer në vëmendje ato prova çka Prokurori i cili po heton çështjen e inceneratorit të Tiranës, refuzon t’i shohë kur bëhet fjalë për Erion Veliajn. 

Në çdo dalje publike kemi bërë prezent jo fjalët tona, as interpretime politike, por shkresa zyrtare mes institucioneve kryesore që duhet të monitorojnë koncesionin korruptiv të inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Ju ftoj të ndjekim këtë prononcim të shkurtër të zj. Belinda Balluku.

Pra zv. Kryeministrja e vendit fakton me këtë deklaratë publike ato çka ne kemi publikuar zyrtarisht dy muaj më parë. Dhe më konkretisht:

Më datë 10 korrik 2023, Belinda Balluku i drejtohet me shkresë Erion Veliajt ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në NJZP, kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture. Dhe që ta kuptoni më qartë rëndësinë e kësaj strukture, po u lexoj një pjesë të shkresës:

“Kontrata Konçensionare “Për Ndërtim Landfilli, Inceneratorit dhe Rehabilitimit të Vend depozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimi të Energjisë Elektrike”, monitorohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila është struktura administrative e ngarkuar për ndjekjen, zbatimin e kushteve dhe përgjegjësive kontraktuale, ushtrimin e mbikëqyrjes së vazhdueshme.”

Pra të nderuar qytetarë,

Kjo është struktura që duhet të monitoronte jo vetëm ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, por dhe hallin e madh që kanë prokurorët e dosjes se ku kanë shkuar 120 milionë eurot, para të cilat sipas vetë prokurorëve të SPAK zbardhur në vendimin e gjykatës, kanë dalë me çanta cash nga territori i Shqipërisë.

Në fund të këtij dokumenti, Belinda Balluku nënvizon se: “Mos ushtrimi i detyrave të NJZP, mungesa e pjesëmarrjes në takimet periodike dhe mos raportimi pranë Autoritetit Kontraktor, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cenimin e interesave të palës shtet.”

ImageImage

Pra, zv. Kryeministrja Belinda Balluku, në cilësinë e Autoritetit Kontrator, e shkruan e zezë mbi të bardhë se Erion Veliaj ka cenuar palën shtet. Do mjaftonte vetëm kjo fjali, që sot Erion Veliaj të ishte personi kryesor i hetuar për këtë mega aferë korruptive.

Kryetari i Bashkisë Veliaj, është pronari real i inceneratorit të Tiranës, i cili me urdhrat e tij ka bllokuar qëllimisht punën e strukturave monitoruese, në mënyrë që paratë të zhduken pa lënë asnjë gjurmë.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se ne nga kjo çështje nuk bëjmë asnjë milimetër pas. Ky regjim, sado të dhurojë apartamente apo të japë rroga e tendera për ata që baltosin përditë denoncuesit e kësaj afere, sado të izolojë Kryetarin e Opozitës, Dr. Sali Berishën, me një proces të montuar politik, ta harrojë se do t’ia dalë ti mbyllë gojën opozitës.

Koha e opozitës së blerë ka marrë FUND.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...