Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha publikoi një pjesë nga fjala e tij në tubimin e mbrëmshëm, ku u drejtohet me një thirrje miqësore të rinjve dhe intelektualëve.
“Çdo i ri dhe çdo e re duhet t’i përgjigjet shansit historik.
Në moshën e tyre, Shqipëria u jep atyre mundësinë, u jep shansin të regjistrojnë përjetë veten e tyre në aradhen e atyre që përmbysën një diktaturë, që i rikthyen lirinë vendit të tyre.
U bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, kurrë mos harroni se interesi publik është thelbi i vërtetë i çdo intelektuali,” tha Berisha.