Nuk i shërbeu dot Ramës në Parlament, presidenti Begaj njofton ta kryejë 'shërbimin' nga oborri presidencës

Hënë, 15 Janar 2024 19:08

Pas anulimit të fjalimit të Presidentit Begaj në nisjen e seancës plenare, për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, kreu i shtetit ka njoftuar fjalim nga Presidenca.

Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në çelje të sesionit parlamentar nga salla e Parlamentit, Presidenti i Republikës do ta japë këtë mesazh për shqiptarët nga Presidenca, në orën 18.00. 

 

Kujtojmë se opozita ka muaj që vijon të kërkojë të drejtat e saj kushtëtuese në Parlamen, gjë e cila i mohohet nga mazhoranca. Por Presidenti Republikës nuk është ofruar asnjëherë të ndërmjetësojë palët dhe të bëjë thirrje për tryezë dialogu. Begaj ka zgjedhur të bëjë provokim ndaj opozitës duke shkuar në seancë me ftesën e Ramës, për t'i shërbyer këtij të fundit.

Login to post comments