Shehu: Kur dhe OBSh “konfirmon”: “O paguaj o vdis”, motoja e ketij shteti per shendetin e qytetareve!

Tuesday, 16 Janar 2024 16:29

Nga Tritan Shehu:


Kur dhe OBSh “konfirmon”: “O paguaj o vdis”, motoja e ketij shteti per shendetin e qytetareve!
Sepse shendetesia shqiptare eshte me e varfera dhe me anti sociale ne Europe.
Shqiperia ka nje sistem shendetesor “koke poshte”, e kemi thene prej vitesh me argumenta, me ze te larte kete, vazhdimisht, kudo.
Por vetem heshtje nga institucionet perkatese, qe “tunden shendetesine falas”, nje genjeshter kjo, per te maskuar te verteten e hidhur:
--Varferine ekstreme dhe fytyren thellesisht anti social te sistemit qe katranosen!
Edhe tashme kur OBSH deklaron se 60% e shpenzimeve per shendetesine vijne nga “pagesat direkte”, ose direkt nga “xhepi” i qytetareve, perseri heshtje.
Kete e deklaron OBSH, qe nuk dallohet per deklarata me nje konteks te forte politik,
Krejt e vertete kjo sepse:
1-Financimi i sistemit shendetesor nga buxheti eshte me 2,1% te GDP, qe plus kontributet direkte (kontribute te qytetareve keto) me 0,8% te GDP, arrin ne reth 140$ per capiats ne vit.
Varferi e thelle kjo, te fundit edhe ne Ballkanin Perendimor kur mezatarja eshte mbi 5% te GDP te tij.
2-Ndersa shpenzimet tona per shendetesine llogariten ne reth 300 $ per capitas ne vit, qe perben gjysmen e mezatares se Ballkanit Perendimor dhe 1\5 e asaj se Europes Juglindore.
Pra 60% e shpenzimeve perballohen nga pagesat direkte te qytetareve, si konfirmon edhe OBSh…
Nga ata qe kane mundesi te paguajne kjo, te tjeret…
Ne Europe pagesat direkte nuk kalojne 10% te shpenzimeve.
Pa folur ketu per cilesine e sherbimit, sigurine medikamentoze etj!
Kjo fytyre e sistemit u theksua gjate Pandemise Covid, kur sipas nderkombetareve:
--Shqiperia pati reth 190 mije raste Covid.
--Shpenzimet mezatare direkt nga “xhepi” i qytetareve ishin reth 1000 E per rast.
--Pra ne terresi shqiptaret paguan nga “xhepi” reth 190 milion E.
--Ne nje kohe kur rimbursimi i shtetit nuk kaloi 360 mije E.
Dhe per ta mbyllur, ne humbem reth 22000 jete, midis te cileve 50 mjeke, duke hyre ne tre vendet e para ne Bote per humbjet…konkluzionet i beni vete!

Login to post comments