'Rruga e shpresës'/ Protestuesit i 'ndryshojnë' emrin rrugicës ku banon kreu i opozitës

E Enjte, 18 Janar 2024 20:42

Sonte është dita e 17 e tubimit qytetar në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i lënë në mënyrë antikushtetuese në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Çdo natë, qindra e mijëra qytetarë bashkohen në rrugën poshtë banesës së kreut të PD-së dhe thonë fjalën e tyre në mbështetje të Berishës dhe opozitës.

Rruga është emëruar ‘si rruga e Shpresës’ në fjalimet e kreut të opozitës, Sali Berisha dhe sonte qytetarët e tubuar kanë ‘ndryshuar’ në mënyrë ‘zyrtare’ edhe emërtimin e kësaj rruge.

 

Image

Modifikuar më E Enjte, 18 Janar 2024 20:46
Login to post comments