Gjatë konferencës së sotme për mediat, deputeti Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të deputetëve demokratë, ku sipas tij shpërblehen financiarisht nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, për të shkuar në ShBA për ‘Mëngjesin e Lutjeve’.
Por tjetër gjë është tërbimi i Bashës në këtë rast dhe tjetër gjë janë faktet, pasi sipas një dokumenti të siguruar nga SYRI, Lulzimi ka marrë ftesë nga kolegia e tij e PS, Blerina Gjylameti, për të qënë pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kjo shkresë i ka shkuar për miratim Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit.
Basha në konferencë: U shpërblyen me financim nga Lindita Nikolla të udhëtimit të tyre të përbashkët për ‘Mëngjesin e Lutjeve’ në Amerikë, do shkojnë krahë për krahë se ‘Mëngjesi i Lutjeve’ nuk është opozitë, aty pastaj çfarë është, ekskursion është, që shkojnë krahë për krahë me Gjiknurin, me Çuçin e me të tjerët, çfarë është? Pra kjo është pafytyrësia e politikës së përditshme, këto janë fakte.