Berisha: PengBasha punon për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të. Kjo betejë, vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë

Diel, 21 Janar 2024 21:44

Kreu i demokratëve, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se punon për mandatin e Edi Ramës dhe kërkon qeverisje me të.

Berisha theksoi se kjo betejë e nisur nga demokratët duke protestuar prej 22 ditësh rresht poshtë banesës së tij, është beteja vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i narkokracisë. 

 

BerishaEdi Rama vazhdon përpjekjet e tij prej përbindëshi kundër demokracisë në agoni.

Sot ai për reformën më të rëndësishme zgjedhor po shërbehet me veglën e tij, pengun e tij  në mënyrë që të bëjë gjithçka për të rrëmbyer mandatin e zgjedhjeve të ardhshme.

Për çdo shqiptar sot është e qartë se cili është pozicioni i pengBashës. Më i turpshmi në historinë 32 vjeçar të pluralizmit.

Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët se po punon për ata, në një kohë kur ai po punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të.

Në këto kushte, beteja jonë merr edhe një rëndësi më të madhe, më të jashtëzakonshme. Por unë sot jam këtu për tu bërë thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të bashkohet me ju në këtë betejë, në këtë moment vendimtar për fatin e Shqipërisë.

Kjo është kohë kthese.

Ju jeni sot pishtarët e vërtetë të demokracisë.

Ju jeni qytetarët e guximshëm, njerëzit e sakrificës që mblidheni këtu çdo natë për të mbrojtur një kauzë të vërtetë.

Ju keni shndërruar platformën e rrugës së shpresës në platformën më të fuqishme të mbrojtjes së demokracisë.

Në platformën më të fuqishme të denoncimit të narkokracisë.

Në platformën më të fuqishme të denoncimit të korrupsionit.

Të denoncimit të organizatës kriminale me në krye Edi Ramën.

Të dashur miq!

Nuk është betejë e lehtë, sepse frika që mbjellë diktatura e drogës dhe krimit është e pranishme kudo.

Ju garantoj ju se zgjidhmi i luanit të fjetur nga ju, do të shkrijë me shpejtësi të madhe frikën dhe do të ngrejë në këmbë qytetarët.

Kjo betejë është vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga katastrofa në të cilën e ka zhytur regjimi i Edi Ramës.

Kjo betejë është vendimtare për të rikthyer dinjitetin e munguar qytetarëve shqiptarë.

Është vendimtare për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...