Kurti: Plani për rritjen e BE-së të përshpejtojë anëtarësimin e Ballkanit

Hënë, 22 Janar 2024 12:12

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe krijimi i tregut të përbashkët rajonal duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat e Bashkimit Evropian. 

 

“U mblodhëm sot në Shkup për takimin ‘Ballkani Perëndimor takon BE-në’, si pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi Planin e Rritjes së BE-së dhe SHBA-së”, ka thënë ai.

Të hënën do të mblidhen vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor. Janë paralajmëruar konferenca për shtyp dhe takime mes liderëve. 

Një ditë më parë, janë publikuar pamje të liderëve prezentë në Maqedoni të Veriut.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian, derisa ka bërë thirrje për unitet dhe stabilitetit.

Login to post comments