Pas rreth 6 orësh, Agron Neza ka dalë nga dyert e SPAK, ndërsa në dalje ka thënë për gazetarët se duhet të pyesin prokurorin se përse ndodhej në SPAK. Kujtojmë se ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI.
SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.
Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.
Është një ndër njerëzit më të përfolur që kur dosja e FBI-së për Edi Ramën është bërë publike në Nju Jork, pas arrestimit të ish-zyrtarit të Byrosë Federale, Charles McGonigal.
Bëhet fjalë për Agron Nezajn, personi i cili sipas hetimit të FBI-së i ka dhënë McGonigal 80 mijë dollarë në parkingun e një restoranti në Nju Jork, si dhe e ka shoqëruar ish-zyrtarin e FBI-së në vizitat e tij në Tiranë.