Kryetari i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës se ky i fundit e kishte paralajmëruar se do të kishte një fund të tillë. Berisha tha se Basha është fundi i turpit dhe peng nën kthetrat e Edi Ramës.
Pyetje: I keni ndjekur gjatë kësaj kohe deklaratat politike për arrestin tuaj në shtëpi? Lulzim Basha ka patur një reagim të tillë. Është bërë aktiv në politikë. Si e shikoni rikthimin e zotit Basha?
Sali Berisha: Sa u përket Bravës dhe rolit të tij më të shëmtuar në reformën zgjedhore, unë them se është një nga aktet më të turpshme në 32 vite.
Pyetje: Ai deklaroi që ju kishte paralajmëruar që do kishit këtë fund?
Sali Berisha: Fundi im do shihet pak. Fundi im do shihet, fundi i tij është fundi i turpit, peng nën kthetrat e Edi Ramës, kaq./tvklan.al