“Në SPAK më shumë se sa Berisha u morën në pyetje prokurorët”- Balliu në Panorama TV: Kjo që po bëjmë nuk po mjafton, duhet aksione më të thella dhe më të fuqishme

Tuesday, 23 Janar 2024 17:55
 

Shefi i Orgazimit në Partinë Demokratike të Rithemelimit, Klevis Balliu i ftuar në studion e Panorama TV, komentoi fillimisht marrjen  në pyetje të Sali Berishës nga SPAK

Ai tha se më shumë se morën në pyetje Berishën, ishin ata që u morën në pyetje.

Më shumë se sa  morën në pyetje Berisha, u morën në pyetje prokurorët e SPAK.

Fatkeqësisht sot kemi një  drejtësi në duart e një njeriut të vetëm, duke humbur shpresën e një drejtësie të re dhe të pavarur që vërtet kishte nevojë” tha ai.

Akuza 

Balliu tha se edhe pse ka 3 viteve që hetohet për këtë çështje, SPAK nuk ka mundur të gjejë prova për Sali Berishën dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë të ngritur.

SPAK nuk ka ngritur akuzë ndaj Berishës, që të ngrish akuzë  duhet të kesh prova. Deri më tani ka dyshime për Berishën. 

Berisha është në një masë arresti të rëndë, pa asnjë akuzë. Pavarësisht një hetimi 3-vjecar, ky institucion nuk ka gjetur prova dhe nuk ka ngritur akuzë.

Lideri i opozitës është sot në një masë sepse ai refuzoi  të shkelë kushtetutën.

 
 

Nëse Berisha do të mendonte për interesin e tij personal do të pranonte masë ne detyrim paraqitjeje dhe do të shkelte kushtetutën, por ai refuzoi, për interesin e qytetarë.

Nëse do të ishte  shkelur kushtetua për të, imagjino për qytetarët. Për të shpëtuar këtë shoqëri nga shkeljet e kushtetutës u morën këtë masa.

Ky hetim është një  hetim politik dhe jo juridik”, shtoi ai.

Mandati i Berishës 

Shefi i organizimit u shpreh se  në një vend normal as nuk do të mendohej humbja e mandatit të deputetit për Berishën, por në një vend si i yni gjithçka mund të ndodhë.

Një vend normal as nuk do ta mendonim. Por në një vend si ky i joni, çfarë nuk ndodh.

Debati publik nuk mjafton, aksionet e deri tanishme sërish nuk mjaftojnë. Opozita duhet të ndërmarrë një aksion afatgjatë bashkangjitur me një ofertë jo vetëm për periudhën në opozitë por edhe për në qeveri.

Duhen aksione më të thella dhe më të fuqishme. Ti afrohet një alternativë qytetarëve që ata të ndjekin” theksoi Balliu.

Login to post comments