Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi ditën e sotme deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani se ish-Presidenti është nën hetim dhe nuk mund të jepte deklarata për çështjet që janë në proces.
Por Ilir Meta ka deklaruar se gjithë jetën ka qenë nën hetim dhe se prokurorë të caktuar kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me të.
“Kam qenë gjithë jetë në hetim, prokurorë që flirtojnë me politikën, kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me ilir Metën. Unë kam qenë këtu, do jem gjithmonë këtu përballë jush.
Të jeni të sigurt që nuk ka asnjë forcë që mund të zhbëjë Partinë e Lirisë si një parti të të vërtetave të mëdha. Nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit për të legjitimuar kapjen e Reformës në Drejtësi nga Edi Rama, përmes shkatërrimit të proceseve kushtetuese.
Lidhur me përpjekjet e Edi Ramës për ta kthyer SPAK në një komisariat policorë, anti-opozitës, s’jemi të surprizuar, por unë s’kam dashur ta identifikoj këtë institucion me persona të caktuar, të cilët nuk flirtojnë me politikën. Këta persona në vend që të vendosin dorë mbi kushtetutë, kanë bërë betime të tjera”, u shpreh Meta.
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër. Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...
Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...