Farsa me hetimet e SPAK te Shëndetësia/ Malltezi: Njësoj si Balla që nuk ka kapur asnjë ngarkesë drogë

E mërkurë, 31 Janar 2024 13:15

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi reagoi pas një raportimi që nxjerr në pah farsën me hetimet që janë bërë në Ministrinë e Shëndetësisë.

“SPAK si letër higjienike e Edi Ramës: Farsa e drejtësisë me regji të sulltanit hajdut. 

 

Ju kujtohet që SPAK shpallin me bujë se kish arrestuar për korrupsion në tender Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Aty ku tenderat janë qindra miliona eurosh, SPAK kish gjetur tenderin gjithsej 6500 euro dhe aty tha se 330.000 lekë (gjysma e tenderit) iu dha sekretares si ryshfet.

Pra, kontratat qindra miliona eurosh si dhoro e Edi Ramës për Vilmën ishte korrekte sipas SPAK, po ashtu sterilizimet, laboratorët, dializa, etj.

Problemi kish qenë tek ky tenderi 6500 euro! Aty e gjeti korrupsionin. Grotesku nuk mbaron këtu, por bëhet edhe më i thellë.

Pyesni pak mender spakistat se kush u dënua. Sekretarja e Përgjithshme, Duro, ndenji arrest në shtëpi, biznesmeni që do jepte 50% të fondit si ryshfet gjithashtu në shtëpi.

I vetmi që bëri 8 muaj burg ishte korrieri! Po, po, inxhinieri si djalë i ri që biznesmeni e çoi të dërgonte paratë! Kjo është drejtësia që do Edi Rama e që përdor SPAK-un si letër higjienike veç për disa statistika që lolot e Soros të deklarojnë se po shohin disa çështje ndaj korrupsionit!

Kjo është fiks si narkotrafikanti Taulant Balla që arreston qindra të rinj shpërndarës droge, por jo vetëm që nuk ka arrestuar asnjë trafikant, nuk ka kapur asnjë ngarkesë droge, por që shënoi rekord të paparë me maune që del nga porti, shkarkohet për 3 orë e më pas humb përsëri në port që “të kontrollohet” dhe nuk ka asnjë polic, jo më shefa policie të arrestuar.

Për më tepër prokuroret politike si idiote të dobishëm lejohen të hetojnë jo për drogë, por për “kontrabandë bananesh”!

Shembull i drejtësisë me regji: lidhjet e Taulant Ballës dhe Edi Ramës me trafikun e drogës dhe nënshtrimi i prokurorisë ndaj urdhrave në sulltanat!”shkruan Malltezi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...