Pengu i Ramës dështon në përballje me gazetarët, struket në rrjet

E mërkurë, 31 Janar 2024 22:06

 

Lulzim Basha nisi si asnjë vit tjetër më pare, 2024-ën me konferenca shtypi me gazetarët. I thirrur me urgjencë nga padroni i tij Rama për t’i dhënë udhë pazarit për Refomën Zgjedhori, Luli vocërr mbajti dy konferenca shtypi me gazetarët brenda janarit.

Por, jashtë parashikimeve të Lulit, ndoshta jo të padronit të tij, konferencat rezultuan një dështim spektakolar dhe u shoqëruan me një tallje publike me Lulin. 

Në asnë prej konferencave Luli nuk mundi dot t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për pazaret me Ramën, për mungesën e mbështetjes që ai ka nga deputetët e PD, nga strukturat dhe nga elektorati.

Madje me këto dy konferenca, ku Luli deshi të veri vetulla dhe nxori syte; u bë virale një seri pyetjesh të gazetarëve ndaj tij të cilat e bukosën, sidomos ajo e gazetarit të Syri TV, Ermal Rizaj, i cili e pyeti me insistim për katet që Luli ka marrë në kullën te Lion Park, për akuzat se shkon u kërkon falje ndërtuesve nëpër parkingje pasi tenton tu vendosë gjoba publike etj. Përballë pyetjeve të cilat e lanë pa tekst, Luli duket se ka vendosur të ndryshojë strategji. 

I gjendur në rrethanat e marrjes së kaparit nga Rama dhe mungesës së argumentit përballë pyetjeve të gazetarëve, Luli ka vendosur që shërbimin ndaj padronit ta ofrojë në rrjetet sociale, siç ka bërë në disa video të shpërndara në Instagram së fundi ku ka vijuar me thirrjet e tij që Rama, i cili po qeveris mirë Shqipërine, derisa Luli s’ka shprehur kurrë asnjë ankesë ndaj tij, tani të hedhë sytë edhe nga Kosova, t’i japë 50-milion dollar për ushtrinë.

Mesazhi i Bashës:

Gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Por dua t’u them dhe këtë, ndryshimi la filluar që tani.

Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të prevalojë mbi interesat kombëtar. As interesat politike, aq më pak personale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...