Devis Osman: Fermerët e Korçës sot janë para faktit të mos-ekzistencës/ Qeveria nuk i ndihmonë

E Enjte, 01 February 2024 14:19

Nga Devis Osman:


Çdo ditë dhe situata po shkon drejt kolapsit, jo vetëm që nuk po i dëgjon njeri thirrjet dhe lutjet për ndihmë por duhet të durojmë edhe presionet e disa karrigexhinjve me pushtet që i sorrollatin vetëm me fjalë boshe.
Fermerëve të Korçës që prodhojnë Mollë sot janë para faktit të mos-ekzistencës, arsyeja është e thjeshtë sepse nuk ka vullnet politik nga qeveria për ti ndihmuar.
Kur them vullnet politik nuk mendoj se dikush duhet të shpalosë një platformë të mirëmenduar për subvencionim të produkteve(as kanë ndërmend dhe as duan ta bëjnë) por për një iniciative dy mujore për të mbrojtur prodhimin vendas.
Një iniciativë ku të vlerësohet dhe të kontrollohet importi i mollës i cili po shkatëron fermerët dhe magazinuesit e mollës vendase, ku të gjithë e dimë që sot në tregjet tona ka vetëm mollë Serbe, Moldave, Greke kurse molla e vendit po rri nëpër frigoriferë!
Nga përvoja ime por edhe duke diskutuar me fermerët e kësaj fushe, importi nga vende që e subvencionojnë fermerin vazhdon dhe bëhet më shumë vrasës për këtë shoqëri!
Për shumë vite rrjesht ky fenomen po bën që fermerët ti lenë tokat/bashtat e tyre, ti presin mollët dhe të mos magazinojnë asnjë prodhim vendas, sot shpopullimi po jep efektin e tij dhe kjo sepse asnjë nuk kujtohet për këta njerëz!
Asnjë marrëveshje ndërshtetase nuk shkelet kur ti si shtet nuk mbështet dhe subvencionon prodhimin vendas në të njëjtën sasi apo vlerë monetare fermerin vendas, kërkohet ndërhyrje për dy muaj, vetëm dy muaj për të shitur atë pak prodhim që kanë fermat tona!!!
Nuk ka nevojë të shikojmë shumë larg në Evropë, thjesht të shikojmë sesi Kosova i subvencionon prodhimet e saj për çdo kilogram apo Ha të mbjellë, nuk ka mundësi shteti jonë ta bëjë këtë gjë….??
Unë këtë nuk e besoj!
Emergjencë për të ndërmarrë masa, nesër do të jetë shumë vonë…

Modifikuar më E Enjte, 01 February 2024 14:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...