Shkurta: Spak të marrë leksione ose ti kërkojë ndihmë Belind Këlliçi

Premte, 02 February 2024 09:02

Nga Mariela Shkurta: 

Spak të marrë leksione ose ti kërkojë ndihmë Belind Këlliçi

Arben Ahmetaj nuk është i pastër! Me pllaka & laminate e grupe hidraulikësh nuk i hedh dot hi syve të shqiptarëve. Por ajo që është edhe me e rëndë është fakti që ka ditur kaq shumë afera e nuk ka folur deri në momentin që atij ju cenua liria dhe ishte Kurbani i radhës. Minimalisht dorëheqja do ishte më dinjitoze se heshtja, që në fakt e bën atë bashkëfajtor pa firmë.

Megjithatë, përtej mekateve të Ahmetajt, akuzat e tij kaq të drejtprdrejta dhe për më tepër publike, ndaj Ramës, Veliaj&Co janë tepër të rënda. Më e rëndë është akuza e Ahmetaj ndaj SPAK, apo drejtësia e re e Edi Ramës që përdoret si drapër ndaj opozitës.

Opozita del dhe denoncon cdo ditë me fakte, dokumente që mbajnë firmën e kreut të qeverisë, në aferën e zhvatjes së shekullit të parave të shqiptarëve. Natyrshëm lind pyetja! Përse SPAK hesht!?

Me arrestimin e kreut te opozitës, SPAK vërtetoi që nuk punon në favor të së drejtës, fundja cfarë mund të pretendosh nga një drejtësi me hetues të kohës së komunizmit si Arben Kraja? Apo hetim nga një gjyqtare e cila është shkarkuar nga Berisha për korrupsion?

Sot Ahmetaj akuzoi SPAK se nuk po ndjek paranë, nuk po heton pronarët de facto të inceneratorëve, dhe se është kthyer në një marionetë të vërtetë të narkoshtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...