Denoncimi i fortë i Ahmetajt: Si vodhën Rama me thjeshtrën e tij 13 mln euro

Premte, 02 February 2024 17:18

Intervista e Arben Ahmetajt në Çim Peka LIVE ishte e mbushur me denoncime të forta. Megjithatë, thonë se detajet ndonjëherë janë shumë domethënëse.

Kur u pyet për çështjen e eko-parkut të Porto Romanos, Ahmetaj u kujtua se ishte edhe një tjetër aferë ku është i pleksur Edi Rama. 

 

Por këtë herë, Ahmetaj e pranoi se në këtë aferë është edhe një familjar i Edi Ramës.

Ky ishte konstatimi i fortë, se Edi Rama po vjedh me familjen e tij. 

Por cila është historia e eko-parkut?

E shpjeguar me pak fjalë, Edi Rama dhe thjeshtra e tij, Rea, me anë të këtij projekti, kanë përfituar të paktën 13 milionë euro.

Gjithçka nis në korrik të vitit 2019, kur Edi Rama shpall se në Porto Romano do të ndërtohet një eko-park.

Tenderi shpallet në tetor të vitit 2019 dhe në të marrin pjesë katër kompani.

Por me 3 dhjetor, tenderi anulohet me pretendimin se kishte rënë tërmeti.

Ironia është se vetëm 13 ditë më vonë, marrëveshja për eko-parkun firmoset pa tender. Bëhet fjalë për një shumë prej 19 milionë eurosh.

Skandali vijon të përshfaqet më vonë, kur shoferi i familjes së Klodian Zotos merr përsipër të kryejë punimet për vetëm 6 milionë euro.

Sipas opozitës, 13 milionë euro përfunduan në xhepat e familjes Rama.

Kjo për shkak se Edi Rama vërtet foli në korrik për eko-parkun, por Klodian Zoto ishte kujtuar që në prill që të kontraktonte një kompani ku punonte thjeshtra e Edi Ramës për të bërë projektin. Pra, 3 muaj përpara se të shpallej nga Rama dhe 6 muaj përpara se të bëhej projekti.

Ky është një tjetër skandal i Ramës që nuk ka shans të hetohet nga SPAK.

Modifikuar më Premte, 02 February 2024 17:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...