Dhjetëra gardistë kanë uzurpuar derën e sallës së parlamentit të Shqipërisë, duke mos lejuar deputetët e opozitës të futen brenda.
Deputetët e opozitës i kërkojnë gardës që të hapë rrugën që të futen në sallë ndërsa mes deputetëve janë edhe ata të cilët janë përjashtuar një javë më parë.
“Zoti terrorist me kollare, hap rrugën”, thotë deputeti Dashnor Sula.
Gardistët nuk kanë lejuar të futen në sallën e parlamentit as deputetët që duhet të jenë të pranishëm në sallën e parlamentit, të cilët nuk janë përjashtuar.