Senati italian i shqetësuar se ç'po ndodh ne Shqipëri, opozita i kërkon llogari ambasadorit: Duam një relacion

Tuesday, 06 February 2024 21:17

Nga Alba Kepi:

Opozita italiane kërkon në Senat një panoramë të zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.

 

Senatorët e opozita i kërkojnë Ambasadorit Buci një relacion të shkruar mbi ç'po ndodh.

Marrëveshja mbi emigrantët mes Italisë e Shqipërisë ka mbërritur në Senatin italian.

Në fokus të saj, senatorët e opozitës, Lëvizja 5 Yje e Partia Demokratike, kërkojnë të analizojnë zhvillimet politike në Shqipëri, por partitë e djathta hedhin poshtë propozimin e tyre.

Kohë e pamjaftueshme për ta analizuar e dëgjesa më specifike mbi impaktin e tij kanë qënë fokusin e debatit në komisionet e senatorëve.

Syri Tv zbardh kalendarin e votës së Paktit Itali - Shqipëri mbi emigracionin në Dhomën e Senatit të Parlamentit italian si dhe kërkesat e senatorëve; Ambasadori Bucci të hartojë një notë të shkruar mbi ndjenjën e popullsisë shqiptare mbi marrëveshjen e emigracionit Itali Shqipëri si dhe të jap një vlerësim si përfaqësues diplomatik mbi përmbajtjen e këtij Pakti si dhe mbi subjektet institucionale shqiptare të përfshira në të.

Komisionet e senatit italian kanë ftuar të rerferojë në Senatin Italian dhe zëvendës Kryekomisioneri europian Margaritis Schinas, i cili e ka refuzuar këtë ftesë duke e konsideruar të papërshtatshme të ndërhyjë pasi është një dispozitë që po shqyrtohet nga Parlamenti Italian.

Vota e Senatit Më 7 shkurt.

Më 7 shkurt Dhoma e Senatit ka vënë në axhendë votën mbi Paktin e emigrancionit mes Italisë e Shqipërisë, e prej disa ditësh komisionet përkatëse të Senatit po analizojnë përmbajtjen e tij.

Në Dhomën e Senatit, ashtu sic u krye dhe në Dhomën e Deputetëve, kalendarizimi i axhendës së punimeve të komisioneve dhe të Asamblesë për  votën finale mbi Paktin, u krye me shpejtësi nën orientimin e qeverisë Meloni.

Më 31 janar 2024 e deri më 2 shkurt 2024, Komisioni i Cështjeve Kushtetuese, Komisioni i Cështjeve të Jashtme e Komisioni i Mbrojtjes nisën diskutimet mbi draftin e hartuar nga qeveria Meloni.

Senatori Alessandro Alfieri i Partisë Demokratike e anëtar i grupit të senatorëve PD-IDP kërkoi të zhvillohet një reflektim më i thelluar mbi këtë marrëveshje me vështrimin ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.

Po të njëjtën linjë mbështeti dhe senatori i Lëvizjes 5 Yje Bruno Marton i cili kërkoi vlerësimin mbi impaktin që ky pakt ndërkombëtar ka në procesin e nënkontraktimit që vendos mbi menaxhimin e emigracionit nga qeveria italiane në një vend të huaj.

Kryetari i Komisionit të Cështjeve Kushtetuese senatori Alberto Balboni sugjeroi që t'i kërkohet kryesisë së Senatit, një ndryshim i programit të punimeve të axhendës për më shumë kohe të analizës së senatorëve të opozitës.

Por relatori i këtij drafti Marco Lisei  u shpreh se kalendarizimi i diskutimeve e votës së senatorëve është vendosur nga takimi i kryetarëve të grupeve e se është e tepërt të kërkohet një seancë dëgjimore mbi klimën politike në Shqipëri apo ndjenjën e popullatës shqiptare.

Sipas tij "aspektet teknike e ligjore janë shqyrtuar gjatë analizës në dhomën e deputetëve e nuk ka nevojë për hetime të mëtejshme".

Tre komisionet e senatorëve vendosën të thërrasin në seancë dëgjimore Ambasadorin italian në Romë, Fabrizion Bucci i cili në pamundësi për të qënë i pranishëm qoftë fizikisht apo në video konferencë, i është kërkuar të përcjellë një relacion të shkruar mbi ndjesinë e publikut shqiptar mbi këtë Pakt si dhe një vlerësim diplomatik mbi të e mbi institucuonet shqiptare që janë përfshirë në të.

Ky relacion pritet të mbërrijë në Senatin italian sot më 5 shkurt 2024.

Po sot komisioni i Cështjeve Kushtetuese, Komisioni i Punëve të Jashtme, Komsioni i Mbrojtjes do të marrë në analizë dhe amendamentet e propozuar nga senatorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...