Berisha: Ftesa ime për çdo qytetar shqiptar, më 20 shkurt, në ditën e provës së madhe, në orën e fitores në Tiranë

Tuesday, 06 February 2024 21:21

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen në 20 shkurt, në ditën e provës së madhe dhe të fitores.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:   

 

Qytetare dhe qytetarë, të marrim fatin tonë në dorë, të marrim fatin e Dibrës në dorë, të marrim fatin e Shqipërisë në dorë.

Askush përveç nesh nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët sot.

Ndaj dhe ne, të bëjmë gjithçka për të zgjuar luanin edhe te ata indiferentë që tha Agimi.

Të bashkohemi, natyrisht jo me tradhtarët.

Ata meritojnë banesën e turpit të historisë. Por ne duhet të bëjmë gjithçka, të bashkohemi në betejën tonë pa kthim.

Të bashkohemi në betejën tonë për rivendosjen e pluralizmit, për mbrojtjen e të drejtave tona.

20 shkurti ka një simbol të madh për një gjeneratë të tërë, domethënia është thjesht në fushën e erudicionit, por për gjeneratën para tyre, përmbysja e shtatorit të diktatorit më gjakatar, ishte në të vërtetë momenti magjik, momenti hyjnor kur opozita shqiptare u bë opozitë e vërtetë.

Ndaj dhe u zgjodh 20 shkurti për ditën e protestës së madhe. Zvarritja e diktatorit pa diskutim ishte një hakmarrje e njerëzve të shtypur për kasaphanën e luftës së klasave, për gjëmën që i kishte bërë shqiptarëve.

Përmbysja e këtij regjimi është kushti i të gjitha kushteve për të ardhmen e shqiptarëve, për të ardhmen e dibranëve, për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë dhe të mbarë kombit.

Ndaj dhe ftesa ime për çdo qytetar shqiptar: më 20 shkurt, në ditën e provës së madhe në Tiranë, në orën e fitores në Tiranë.

Thirrja ime për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që janë, në Europë, Amerikë dhe kudo, 20 shkurti ju fton në ditën e betejës së madhe, ditën e lirisë.

O sot o kurrë, të shpëtojmë Shqipërinë!

Shqipërinë, liritë tona, të drejtat tona, do t’i mbrojmë vetë, do i meritojmë vetëm në rast se i mbrojmë.

Askush nuk ka pse të luftojë për ne!

Ndaj dhe ne me besim të palëkundur te e vërteta, me besim të palëkundur në të drejtat dhe liritë tona, në idealet tona më të larta dhe fisnike, duhet të ecim krenarë dhe të pamposhtur drejt përmbysjes së këtij regjimi.

Të shndërrojmë Shqipërinë përsëri në vendin e pluralizmit dhe demokracisë, në vendin e të drejtave të qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...