Berisha: S’ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën

Tuesday, 06 February 2024 21:26

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është ndalur gjatë protestës së sotme poshtë baneësë së tij, në projektin e qeverisë së Edi Ramës për hidrocentralin e Skavicës.

Ndërtimin e Skavicës, Berisha e quajti një projekt të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik për të varrosur Dibrën. 

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju këtu luftëtarëve të shpresës, të guximit, qëndrestarëve të pamposhtur që mbajtët të ndezur dritën e shpresës, dritën e fitores.

Sonte në emrin tuaj dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata mijëra e mijëra qytetarë që mbushën dje sheshin para parlamentit. 

Erdhën në të 4 anët e vendit dhe i dhanë mesazhin Edi Ramës se parlamentin kurrë nuk e dorëzojmë.

Një përshëndetje të veçantë përfaqësuesve të komunitetit dibran, në Dibër dhe Tiranë, për kauzën e drejtë që ata mbrojnë.

Të dashur miq!

Në rast se ndalesh tek zhvillimet në këtë vend, ato janë të zeza, janë dramatike, por të gjitha mund të mblidhen me dy fjalë; një regjim që injoron tërësisht interesat, aspiratat jetike të qytetarëve të këtij vendi, një regjim që injoron vullnetin e tyre, një regjim që injoron, shkelmon të drejtat e tyre, një regjim që krijon kushte negative për largimin e tyre nga vendi i tyre.

Pra një regjim që rrënon qytetarin, rrënon shoqërinë, shkreton Shqipërinë.

Përfaqësuesit e Dibrës, drejtues të PD-së, përfaqësues të komunitetit dibran në Tiranë me artistin e madh, të shquarin Bujar Kapexhiun, sollën sot në këtë platformë të njerëzve të lirë, problemin e madh, problemin ekzistencial të Dibrës së poshtme, të Dibrës në tërësi.

Zhdukjen e saj nga korrupsioni qeveritar me ndërtimin e një dige të projektuar 60 vite më parë nga diktatori Hoxha dhe sot do ta jetësojë një bastard i denjë i tyre, Edi Rama.

Miqtë e mi!

Në vitin 2005 kur erdhëm në pushtet, jeni dëshmitar se vendi anë e kënd, të paktën 7-10 orë nuk kishte drita.

Gumëzhinin gjeneratorët, dhe sundonte errësira.

Qeveria e mëparshme kishte firmosur, e vërteta është, me dy kompani shumë serioze, njëra ishte ndërtuesi kryesor i HEC-eve në Itali, tjetra ishte një grup i madh financiar, kontratën për Skavicën.

I prita në zyrë dhe u them, unë këtë kontratë nuk e pranoj. Pse më thanë? Për dy arsye kryesore.

E para mbyt Dibrën dhe unë nuk jam kurrë, ai që pranojë të varrosë nën ujë qoftë edhe një fshat të vetëm të këtij vendi.

Varrosja e fshatrave ka ndodhur gjatë diktaturës, por në demokraci kjo nuk ndodh sepse qeveria është e detyruar të marrë miratimin e banorëve dhe nuk ka fshat që të firmosë për varrosjen e tij.

Së dyti ju jeni kompani shumë serioze, se unë kam lexuar për ju, por problemi është se e keni marrë pa garë dhe unë absolutisht nuk pranoj kurrë.

Këta sipërmarrës ishin burra fisnik. Më thanë për të parën edhe ne e kemi menduar dhe ke shumë të drejtë, nuk mundet që të ndërtohet kjo digë dhe të përmbysë rreth 40 fshatra. Ne të japim të drejtë.

U them se nëse më jepni të drejtë për të parën, urdhëroni, gjeni mënyra të ndërtoni Skavicën pa përmbytje dhe gjetën, një tunel nga Skavica në Bicaj.

Ky ishte të dashur miq, HEC-i pa digë i Skavicës, pa përmbytje asnjë fshat.

Natyrisht i ulej kapaciteti, por nuk përmbyste asnjë zonë të banuar.

Merrej ujë në Skavicë me tunel, rrifeshin turbinat në Bicaj. Si përfundim, qeveria përfundoi me idenë se Skavica nuk duhej ndërtuar kurrë, në asnjë lloj forme, sepse evuloi me shpejtësi prodhimi i energjisë nga era dhe dielli.

Vetëm me një shpat të pabanuar të asaj zone, ma penele diellore mund të nxjerrësh po atë energji që mund të nxjerrësh duke përmbysur 40 fshatra.

Pra nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...