VOA: Ahmetaj, lobim 150 mijë dollarësh në SHBA për t'u mbrojtur nga akuzat në Shqipëri

E mërkurë, 07 February 2024 14:08

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej korrikut të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi parlamentit autorizim për arrestimin e tij, do të shpenzojë 150 mijë dollarë për të informuar politikbërësit amerikan “mbi akuzat e rreme” të ngritura ndaj tij në Shqipëri.

Nga Zëri i Amerikës 

 

Zoti Ahmetaj dhe partnerja e tij Erjola Hoxha kanë nënshkruar më 15 janar të këtij viti një kontratë me firmën e lobimit Prism Group, e cila në zbatim të ligjeve amerikane, kur bëhet fjalë për subjekte të huaj, ka depozituar në Departamentin e Drejtësisë, (klikoni për të lexuar dokumentin) dokumentat lidhur me këtë kontratë.

Sipas akteve të paraqitura nga firma lobuese, të cilat janë publike, pagesa e kontratës së lobimit është marrë përsipër nga partnerja e tij Erjola Hoxha, babai dhe kunata e saj si dhe nga një tjetër person, me gjasë, lidhje po familjare e saj, Ermand Hoxha, me nënshtetësi dhe banim në Shtetet e Bashkuara.

Kontrata parashikon pagesën e 50 mijë dollarëve në momentin e nënshkrimit, ndërsa pjesa tjetër prej 100 mijë dollarësh do të realizohet me katër këste, në ditën e parë të çdo muaji, duke nisur që nga 1 prilli deri në korrik, kur dhe mbyllet marrëveshja.

Prism Group ndërkohë ka pajtuar si nënkontraktore zonjën Mary Catherine Andrews, me një të kaluar në institucione ndërkombëtare dhe në strukturat qeveritare amerikane, së cilës do t’i kalojë gjysma e shumës që do të paguhet nga ish zëvendëskryeministri e partnerja e tij.

Dokumentat e paraqitura nga firma lobuese zbuluan po ashtu vendodhjen e zotit Ahmetaj, ndaj të cilit ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai rezulton të jetë me banim në Lugano të Zvicrës, qytet në kufi me Italinë. Në një intervistë të dhënë javën e shkuar për televizionin SyriTv, zoti Ahmetaj kishte deklaruar se “nga 1 Janari jetoj në një shtëpi në pronësi të bashkisë të atij qyteti ku jetoj zyrtarisht”, gjë që linte të kuptohej se ai nuk po jetonte i fshehur, e se sipas të gjitha gjasave ka nisur procedurat për azil.

Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish zëvendëskryeministrit për disa vepra penale që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, "korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”. Ndaj tij janë ngritur dyshime për lidhje me sipërmarrësit e inceneratorëve, përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e koncensioneve.

Prokuroria, në dosjen dorëzuar parlamentit, vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, që pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Zoti Ahmetaj i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e prokurorëve, dhe në intervistën e tj javën e shkuar akuzoi kryeministrin Rama se kishte tentuar ta bënte kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës.

Firma lobuese amerikane, Prism Group, sipas dokumentave “do të përfaqësojë dy shtetasit shqiptarë Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha dhe do të kontaktojë elementë të degës ekzekutive dhe legjislative të qeverisë së SHBA-së.

Prism Group, në emër të klientëve, Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, synon të angazhohet në aktivitete politike për të informuar politikëbërësit mbi akuzat e rreme kriminale të drejtuara ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.

Mbetet e paqartë se çfarë synon të arrijë konkretisht zoti Ahmetaj me anë të këtij lobimi në Shtetet e Bashkuara, përsa kohë ndaj tij janë ngritur dyshime për vepra penale të kryera në Shqipëri, nga një organ i Drejtësisë shqiptare, ndërsa ai vetë konsiderohet një person që i fshihet drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...