Shqipëria ka taksat më të larta në rajon/ Meta: Vidhen nga qeveria me inceneratorët dhe koncesionet e tjera

E mërkurë, 07 February 2024 14:19

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas publikimit të një raporti, që thekson se Shqipëria ka taksat më të larta në rajon.

Meta shkruan se prioriteti absolut i PL është ulja e taksave.

 

“Shqipëria kampione në rajon si vendi me taksa më të larta për të ardhurat personale.

Vetëm qeveria e Rilindjes mund të na dhuronte këtë vend në podium, duke ju bashkëngjitur sukseseve të tjera që na rendisin të parët në rajon edhe për çmimet më të larta të ushqimeve, edhe për çmimet më të larta të naftës, edhe për çmimet më të larta të apartamenteve. 

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Taksave, niveli i taksave për të ardhurat personale në Shqipëri është deri në 23%, ndërsa Kosova e ka 10%, Maqedonia e Veriut 10%, Bosnje Hercegovina 10%, Rumania 10% dhe Bullgaria 10%.

Këto taksa kaq të larta nuk merren për të përmirësuar jetën dhe shërbimet ndaj qytetarëve, por siç provohet me mijëra fakte e dokumente grabiten dhe vidhen nga qeveria me inceneratorët, me koncesione dhe tendera. 

Për Partinë e Lirisë ulja e taksave është një prioritet absolut, shoqëruar me transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve si dhe me ndëshkimin e abuzuesve me fondet publike,” shkruan Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...