Berisha: Bashkimi i 5 shkurtit ishte diçka e vogël po ta krahasosh me atë që do të shohë bota më 20 shkurt

E Enjte, 08 February 2024 12:26

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se bashkimi i demokratëve në 5 shkurt para parlamentit ishte vetëm diçka e vogël, po të krahasosh me atë që do të shohë Shqipëria, Europa dhe bota me 20 shkurt.

Sipas Berishës, ‘ashtu si demokratët që mendojnë ndryshe, nuk e kishin tabu të qëndronin krah njëri-tjetrit në Rrugën e Shpresës, demokratët, opozitarët e tjerë, elektorati gri, socialistët e zhgënjyer nuk do e kenë më tabu të rrinë krah për krah njëri-tjetrit, sepse në fund të ditës, kauza e demokracisë është kauza e çdo shqiptari’.

 

Berisha: Duke u mbledhur në Rrugën e Shpresës, deputetët demokratë që kanë bërë një betejë epike, të panjohur në historinë e parlamentarizmit, faktuan se ne i dalim zot emrit të partisë sonë, PD-së, partisë së pamposhtur, partisë së misioneve të mëdha.

Duke u mbledhur bashkë me 5 shkurt, ne u bëmë dhuratën më të bukur çdo demokrati që na ka mbështetur në mënyrë të palodhur dhe me sakrifica 10 vite me radhë.

Me bashkimin tonë, ne u bëmë atyre dhuratën e shumëpritur, dhuratën e shpresës, dhuratën e mirënjohjes, dhuratën e fitores!

Por, demokrate dhe demokratë, bashkimi i 5 shkurtit ishte vetëm diçka e vogël, po të krahasosh me atë që do të shohë Shqipëria, Europa dhe bota me 20 shkurt.

Jo vetëm opozita, por mbarë populli shqiptar do bashkohet më 20 shkurt kundër të keqes, kundër aleancës së qelbësirave, kundër grabitjes së votës së lirë, kundër asgjësimit të pluralizmit në parlamentin e krimit, kundër dëbimit me kushtet e krijuara të shqiptarëve nga dheu i tyre, kundër arrestimit politik të liderit të PD, kundër vjedhjes së shekullit të inceneratorëve, kundër taksave të larta, kundër çmimeve të larta, kundër ndërtimit të Skavicës dhe mbytjes së Dibrës, kundër grabitjes së Portit të Durrësit, kundër skandalit të shekullit Rama-McGonigal, kundër drejtësisë së kapur nga Edi Rama, kundër shkelmimit dhe shitjes së interesit kombëtar nga tradhtari Edi Rama.

Miq, ashtu si demokratët që mendojnë ndryshe, nuk e kishin tabu të qëndronin krah njëri-tjetrit në Rrugën e Shpresës, demokratët, opozitarët e tjerë, elektorati gri, socialistët e zhgënjyer nuk do e kenë më tabu të rrinë krah për krah njëri-tjetrit, sepse në fund të ditës, kauza e demokracisë është kauza e çdo shqiptari.

Shqipëria është e çdo shqiptari, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë misionarët e pamposhtur, qytetarët e saj.

20 shkurti, dita e triumfit, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...