Afera e familjes Rama me Eko-Parkun/ Gazetarja: Si i ‘harroi’ Basha denoncimet për inceneratorët

E Enjte, 08 February 2024 22:52

Nga Ola Xama

Dje pashë një investigim shumë të mirë që i kishte bërë çështjes së Eko-Parkut, kolegu Julian Hoxhaj në emisionin Plug. 

 

I përmbledhur në pak fjalë, emisioni faktonte me dokumente këtë skemë: në prill 2019 kompanitë Integrated Energy (ajo e inceneratorit) dhe studio Casanova Hernandes Architects kishin lidhur një kontratë për projektimin dhe zbatimin e projektit Eco Park.

Kontrata ishte lidhur përpara se të hapej tenderi për punimet, madje dhe përpara se të komunikohej vendimi politik i kryeministrit se vend-depozitimi i mbetjeve në Durrës do të mbyllej. Mediat pas lajmit që dhe kreu i qeverisë nisën të nxirrnin foto nga projekti i studio Casanova Hernandes Architects, zyrë që u pagua 220 mijë euro nga koncesionari i inceneratorit. 

Një vit më parë Këshilli Bashkiak në Durrës kishte shpallur emergjencën mjedisore duke i hapur rrugën ish-kreut të bashkisë Vangjush Dako që të depozitonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Të ardhurat e koncesionarit u rritën dhe më shumë, jo vetëm nga bashkia Tiranës dhe tarifa e dherave por dhe bashki të tjera.

Në tetor të vitit 2019 hapet tenderi për mbylljen e vend depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, i cili çuditërisht anulohet në 3 dhjetor. U tha se fokusi ishte te tërmeti që goditi vendin. Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile vendos që mbetjet e krijuara nga tërmeti të dërgoheshin në Porto Romano dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ngarkohet autoriteti që do të rijetësonte zonën.

Emergjenca e tërmetit i hapi rrugën AKUM të kontraktonte një kompani me negocim të drejtpërdrejte pa zhvilluar tender. Lidhet kontrata me vlerë 19 milion euro me TVSH me firmën De Mare (e krijuar vetëm një muaj para lidhjes së kontratës) dhe Victoria Invest International, kompani e denoncuar nga deputeti Taulant Balla se kishte lidhje me kreun e PD, Lulzim Basha, madje përdorte dhe një automjet në emër të kësaj shoqërie. Pas firmosjes së kontratës PD ‘harroi’ denoncimet për inceneratorët disa kohë.

Ndryshe nga sa detyronte kontrata se Eko Park do të zbatohej nga kompanitë që ishin kontraktuar, pas disa muajve punimet i kalojnë firmës Artcon, e cila zotohet t’i kryejë për vlerën 7,5 milion euro dhe 11.5 milion ndahen me firmat e që kishin kontratën.

Faturat e porosive të punimeve që ka bërë Artcon tregojnë se si fryhen me 3-4 herë preventivët dhe vidhen paratë tona, ndërsa vlera reale e ndërtimit nuk shkon më shumë se 3 milion euro! Vetë kompania kontraktore rezulton të ketë qenë në emër të bashkëshortes së Klodian Zotos dhe kur u nënkontraktua ishte në emër të Denis Ymerit, i punësuar shofer në inceneratorin e Tiranës.

E gjithë kjo mund të ishte ndaluar nëse drejtësia e re do të kishte bërë punën në mbrojtje të interesit publik. Më kujtohet se në shkurt të vitit 2020, më nxorën nga montazhi sepse do të hynte lajmi i parë, shumë i rëndësishëm: SPAK niste hetimet për tenderin e landfillit në Porto Romano. Sot bëhen 4 vjet. Më shumë ka gjetur media sesa Prokuroria e Posaçme.

Ky njoftim në ato kohë më la përshtypje pozitive për drejtësinë e re që kishte nisur një hetim kryesisht dhe kishte regjistruar procedim penal për veprën ‘shkelje e barazisë në tendera’. Mu duk i tillë se me aq sa kuptoj dhe më kanë shpjeguar, modeli i sistemit me prokurorë të pavarur u zgjodh i tillë që të mos kemi prokurori që punojnë në bazë të kallëzimeve, por dhe verifikojnë kur ngrihen flamuj të kuq nga media dhe shoqëria civile.

Por ne në Shqipëri e bëmë si shqiptarët: hoqëm përgjegjësinë institucionale dhe janë bërë hetimet e prokurorisë çarçaf me përplasje interesash. Për të njëjtën çështje çfarë shkruan një prokuror nuk shkruan tjetri…

Modifikuar më E Enjte, 08 February 2024 23:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...