Bardhi: Sali Berisha kurrë nuk më ka kërkuar asnjëherë mbështetje për çështje të tij personale

E Enjte, 08 February 2024 22:58

Gjatë debatit me gazetaren Ambrozia Meta, nëse Gazment Bardhi shkoi vetë te ‘Rrugica e Shpresës’ poshtë banesës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha apo e shtynë demokratët, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se nga Berisha asnjëherë nuk i është kërkuar mbështetje për çështje të tij personale.

‘Nëse ka një meritë Sali Berisha është se kurrë nuk më ka kërkuar asnjëherë mbështetje për çështje të tij personale. Madje është kujdesur edhe në grupi parlamentar që ti japë mesazhin çdo deputeti, që beteja ime personale është e imja dhe unë atë e bëj vetë. 

 

Ndërkohë që beteja e çdo opozitari ku përfshihet padiskutim me rol kryesor edhe Sali Berisha është të përballemi me regjimin e Edi Ramës.

Kështu që bashkimi nuk ka lidhje me mbështetjen apo solidaritetin me një veprim apo akt të caktuar.

Unë sapo isha kthyer nga SHBA dhe nuk kisha pasur edhe mundësi që të kisha dijeni për protestën para parlamentit dhe të hënën jam informuar mbi këtë çështje dhe kemi vendosur gjithë si grup që do të merrnim pjesë në këtë protestë, e cila kishte një skenar që nuk e kishim caktuar ne.

Unë kam ndjekur skenarin e protestës duke respektuar absolutisht vullnetin e atyre qytetarëve që kishin dalë aty, për të mbështetur opozitën, kauzën tonë në parlament dhe absolutisht në të drejtën e tyre edhe për tu solidarizuar me një padrejtësi që vlerësojnë secili prej tyre që i bëhet liderit historik të PD-së.

Për Gazment Bardhin aty ku janë qytetarët në protestë do jem edhe unë, sepse jam opozitar’, tha Gazment Bardhi në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...