Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta anë të një video-selfie në “facebook” ka prezantuar kreun e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim, Kristian Kina.
Meta tha se së bashku diskutuan për programin shumë ambicioz të Kinës për ta shndërruar LRI në platformën më të rëndësishme të të rinjve në vendin tonë.
Kristian Kina është pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Për disa vite ka qenë Kryetar i Senatit të Studentëve. Zoti Kristian Kina është anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Fierit
Ilir Meta: Kënaqësi e veçantë ta nisja sot ditën me Kristian Kinën, kryetarin e ri të Lëvizjes Rinore po diskutonim për programin e tij mjaft ambicioz për ta shndërruar Lëvizjen Rinore për Integrim në platformën më të rëndësishme të të rinjve në vendin tonë, siç ka qenë. Dhe ai do të ketë mbështetjen time dhe të gjithë Partisë së Lirisë, në këtë drejtim në mënyrë që Partia e Lirisë jo vetëm të krenohet, jo vetëm me shumë këshilltarë të rinj dhe të reja që ka zgjedhur në pushtetin vendor, një prej të cilëve është dhe Kristiani por që në kuvendin e ardhshëm të kemi shumë Erisa Xhixho që luftojnë për të drejtat e të rinjve dhe të rejave që janë modele frymëzuese për pjesëmarrjen, për angazhimin dhe për idetë e reja që sjellin në politikën shqiptare.
Kristian Kina: Nuk ka platformë më të mirë dhe më të sinqertë për të rinjtë se sa Lëvizja Rinore për Integrim dhe Partia e Lirisë, kështu që gjej rastin të ftoj çdo të ri që do të dëgjohet dhe do të kontribojë të na bashkohet për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë.