'O sot, o kurrë' më 20 shkurt/ Meta: PL do të jetë gjithmonë në mbështetje të protestave për demokracinë

Tuesday, 13 February 2024 15:35

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot mbështetjen për protestën kombëtare të thirrur më 20 shkurt 2024 nga Partia Demokratike, duke nënvizuar faktin se “Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të të gjitha protestave qytetare, por edhe politike, në mbrojtje të demokracisë”. Meta ka vlerësuar po ashtu, zhvillimet e fundit të rëndësishme brenda partisë më të madhe të opozitës.

Ja si iu përgjigj Meta dy pyetjeve që iu drejtuan për këtë çështje sot gjatë konferencës së shtypit:

 

Pyetje: A keni ju një koment për rikthimin e deputetit Gazment Bardhi dhe të mbështetësve të tij, krah kryedemokratit Sali Berisha? Si e shikoni nga tani, aksionin opozitar?

 

Ilir Meta: Unë mendoj se çdo bashkim i sinqertë forcash, energjish, potencialesh të fjetura deri tani, patjetër që është shumë pozitiv, sepse nuk jemi në një situatë normale. Jemi praktikisht në një narko-diktaturë dhe duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni me narko-diktaturën. Kështu që çdo diferencë, çdo dallim, duhet lënë mënjanë në mënyrë që të arrihet një sinergji dhe një kohezion sa më përfshirës, jo vetëm brenda opozitës, por brenda gjithë shoqërisë, e cila po vuan nga kjo narko-diktaturë, vendimet e të cilës kanë sjellë këtë bilanc katastrofik të shpopullimit të vendit, të rritjes së varfërisë dhe të shpërthimit galopant të korrupsionit dhe padyshim, të rritjes së frikshme të rritjes së çmimeve dhe të inflacionit. 

Pyetje: Partia Demokratike më 20 shkurt do të zhvillojë një protestë kombëtare me sloganin “O sot, o kurrë”. A do t’i bashkoheni ju?

Ilir Meta: Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të të gjitha protestave qytetare, por edhe politike, në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të pluralizmit politik,  të cilat kërkojnë t’i japin zë të gjithë shqiptarëve  të cilët po vuajnë pasojat e kësaj narko-diktature.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...