Balliu: Zjarri paralizon urgjencën e re të QSUT. Shefja e qendrës spitalore gënjen paturpësisht

Saturday, 17 February 2024 00:25

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka denoncuar kaosin e krijuar nga zjarri në urgjencën e re të QSUT-së, i cili ka paralizuar punën.

Në deklaratën nga selia blu, Balliu ka akuzuar shefen e qendrës spitalore se gënjen paturëpësisht dhe i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa. 

 

DEKLARATË PËR MEDIA SHEFI I ORGANIZIMIT NË PD, KLEVIS BALLIU

Përshëndetje, të nderuar qytetarë!

Zjarri i rënë para pak ditësh në urgjencën e sapo inauguruar të QSUT-së ka paralizuar tërësisht këtë qendër dhe sistemin shëndetësor.

Sistemi pranë QSUT-së ka rënë, UPS-të nuk funksionojnë, ashensorët nuk funksionojnë, sallat nuk janë funksionale.

Praktikisht, nuk ka Urgjencë.

Të gjithë rastet janë referuar pranë spitalit Shefqet Ndroqi i cili është më vete pranë një kolapsi të plotë.

Shefja e Qendrës Spitalore më të madhe në vend, nuk adreson problemin, së pari duke treguar të vërtetën, por gënjen paturpësisht dhe thotë se nuk ka patur dëme. Ajo mundohet të mbulojë krizën duke thënë se nuk ka jetë të humbura nga zjarri, por harron se si ndikohen jetët e pacientëve dhe familjarëve të tyre tani që urgjenca e qendrës më të madhe në vend është jashtë funksionit.

Zjarri ka paralizuar tërësisht zinxhirin funksional të Qendrës, pasi QSUT është spitali ku përplasen të gjithë pacientët nga rrethet dhe Tirana, si rrjedhojë e mungesës së spitaleve rajonale dhe kapaciteteve te tyre të kufizuara.

Shëndetsinë e sëmurë që prodhoi qeveria Rama, 60% të së cilës e paguajne qytetarët nga xhepi, shëndetësinë që vodhi Rama me sterilizimin me laboratorët, dhe të gjitha vjedhjet e pafundme, sot me një shkëndijë zjarri është shkërmoqur.

Partia Demokratike u kërkon institucioneve përkatese të ndërmarin hapa urgjente dhe të hetojnë situatën në QSUT-së dhe vjedhjet që po kryhen atje të cilat e detyrojnë shefen e QSUT të fshehë të vërtetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...