Sot Pavarësia e Kosovës, Kurti: Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë!

Saturday, 17 February 2024 12:45

Prishtinë - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Ditën e Pavarësisë së vendit ka thënë se përvjetor të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, e të cilat sipas tij rëndom nuk ka kohë të bëhen gjatë ditëve të tjera të vitit.

“Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku nga po shkojmë, këto janë pyetjet të cilat i shtrojmë secili veç e veç dhe bashkërisht. Përgjigjet tona në këto pyetje nuk është e thënë të pajtohen me njëra – tjetrën. Kjo në fakt nuk do të ishte një shenjë e mirë për një shoqëri të lirë e demokratike. Prandaj, ato që do të ofrojë në vijim le të trajtohen si një përgjigjet e njërit prej jush pa  çka se sot jam i veshur me petkun e kryeministrit të Kosovës, përkatësisht të kryeshërbëtorit tuaj”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e qeverisë me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë. 

 

Ai ka thënë se ‘ne vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter antikolonial që rrënjët i ka te Rilindja Kombëtare Shqiptare”.

“Prejardhja e Republikës sonë është te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca shekullore e popullit tonë për liri. Për sa kohë Republika e Kosovës të jetë shembull i ngrohtësisë njerëzore dhe lirive qytetare, ajo e nderon trashëgimin e Rilindjes Kombëtare, si një lëvizje shprangosëse që nuk luftojë vetëm për lirinë e shqiptarëve, por edhe të gjithë të tjerëve që bashkëjetuan dhe bashkëjetojnë me shqiptarët”, ka shtuar Kurti. 

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës i mbijetoi gjenocidit të fundit të shekullit 20, por pas luftës shkatërruese të viteve 1998 dhe 1999 u rindërtuan shtëpitë.

“Me mbështetje nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtar ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët – Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuuese për paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale dhe solidaritetin i ka në thelb të  çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti ynë po zhvillohet. Mbi vullnetin politik të popullit të saj Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm”, ka nënvizuar Kurti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...