Pavarësia e Kosovës, Berisha publikon fotot: Me Presidentin e pavdekshëm Ibrahim Rugova

Saturday, 17 February 2024 17:32

Sot, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, ka publikuar një seri fotografish nga takimet e tij me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

“Album me foto me Presidentin e pavdekshëm të Kosovës, Ibrahim Rugova”, është përshkrimi që ka bërë Berisha mbi to.  

 

Po sot, lideri i opozitës shqiptar, publikoi edhe një shënim me titullin: "16 vite, Kosovë e pavarur!" ku ndër të shprehej: "Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit të saj, politikanit mëndjendritur të kombit shqiptar, Presideniti Ibrahim Rugova, Gandit të Ballkanit dhe Europës që thuri tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur, më fisnike të njeriut të civilizuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe që ngriti në kushtet e pushtimit më të egër Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur paralel me pushtetin e pushtuesve barbar. Presidenti Rugova arriti ta shndërrojë kauzën e lirisë së shqiptarve të Kosovës në çështje kryesore të axhendes të SHBA dhe vendeve të lira perendimore!"

 

Image

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...