Zbulohen mesazhet e drejtorëve të Veliajt në dosjen '5D'

Hënë, 19 February 2024 10:47
Prej kohësh vijojnë hetimet dhe denoncimet për dosjen e famshme  “5D”, ku janë përfshirë disa drejtorë kryesorë të kryebashkiakut Erion Veliaj, njerëzit më aktivë të tij dhe mbështetësit në fushatë.
 

Një hetim i madh që ka filluar me kallëzimin e Mariglen Qatos, ku opozita publikoi disa dokumenta, ku akuzoi Drejtorin e IMT-së, Mariglen Qaton se ka punësuar familjarët e tij në pikat kyçe në Bashki. 

Sipas denoncimit, Qato ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij 5D, ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës.
 

Ndërkohë nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se SPAK ka në dorë bisedat e firmës 5D në grupin e Whatsapp prej disa muajsh dhe gjithashtu ka drejtuar akuzat e tij ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për të cilin thotë se jep urdhra të prerë se sa duhet të marrin dhe vjedhin nga tenderat. 

“Prej mëse 3 muajsh janë kapur të gjitha biseda e firmës ‘5D’ në grupin e Whatsapp. Në këto biseda Erion Veliaj jep urdhra të prerë, vidhni kaq dhe vidhni aq, merrni kaq dhe merrni aq me tendera, bëni këtë dhe bëni atë”, tha ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij para mbështetësve.

Ditën e sotme, CNA ka denoncuar një tjetër rast flagrant të kompanive private që lidhen me Bashkinë e Tiranës dhe drejtorët e saj, familjarët e të cilëve përfitojnë nga lidhjet

CNA në vijim do të vazhdojë të publikojë të dhëna të forta në lidhje me drejtorë dhe skemën se si lidhen familjarët e tyre jo thjesht nga dosja “5 D”, por komunikime tregtare, aksione, kompani të ndryshme që tregojnë një zinxhir të madh lidhjesh të cilat përfundojnë te Bashkia e Tiranës.

Login to post comments