Riorganizimi i PL/ Meta shpall vakancat për drejtimin e sekretariateve

Hënë, 19 February 2024 11:59
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në kuadër të riorganizimit të partisë, u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar të aplikojnë për të drejtuar sekretariatet.
 

Meta ka bërë të dituar dhe afatin që të interesuarit kanë në dispozicion për të aplikuar.

 
 

Postimi:

Në kuadër të riorganizimit të Partisë së Lirisë dhe fuqizimit të disa prej prioriteteve tona ftoj cilindo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar, por edhe ekspert apo njohës i çështjeve specifike të aplikojë për: 

1.Sekretar i Partisë së Lirisë për Diasporën.

2.Sekretar i Partisë së Lirisë për Familjen dhe Kundër Shpopullimit.

3.Sekretar i Partisë së Lirisë për Çështjen e Pensioneve.

4.Sekretare e Partisë së Lirisë për Fuqizimin e Gruas.

5.Sekretar i Partisë së Lirisë për Marrëdhëniet me Sipërmarrjen.

6.Sekretar i Partisë së Lirisë për Artin dhe Trashëgiminë Kulturore.

7.Sekretar i Partisë së Lirisë për Sportet.

Ju lutem të interesuarve t’i paraqesin kërkesat e tyre, deri në datën 10 mars 2024 në adresën zyrtare të Partisë së Lirisë: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Login to post comments