Mësohet se ajo ka qëndruar për më shumë se 2 orë e 15 minuta në zyrat e prokurorisë së posaçme.
Manastirliu është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e sterilizimit, për kohën kur ka qenë drejtoreshë e QSUT-së.
Gjykata, ish-ministrit i ka caktuar masën e sigurisë, ‘detyrim paraqitjeje’, si dhe e ka urdhëruar që Beqaj të mos largohet nga territori i Shqipërisë. Gjithashtu, ai do të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim.