Protesta/ Balliu: Sot, të bashkuar në shesh për një Shqipëri ndryshe

Tuesday, 20 February 2024 14:06
Koordinatori i Rajonit të Tiranës dhe Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka bërë thirrje sot për pjesëmarrje masive në protestën e 20 shkurtit. Balliu rendit arsyet e protestës, nga gjendja katastrofike e ekonomisë deri te mungesa e pluralizmit.
 

MESAZHI I PLOTË 

 

Sot bashkë në shesh për një Shqipëri ndryshe! 

Sot kundër varfërimit të shqiptarëve nga pushteti i korruptuar!  

Sot në shesh kundër qasjes shkatërrimtare të qeverisë ndaj fermerëve! 

Sot në shesh për një Shqipëri me drejtësi të vërtetë dhe jo drejtësi me regji! 

Sot në shesh, më të fortë se kurrë për pluralizmin! 

Sot në shesh që rinia mos të ikë me gomone, por të jetë lokomotivë e zhvillimit të vendit! 

Sot në shesh në emër të sakrificës së heronjve të 20 shkurtit që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës! 

Sot në orën 17:30, të bashkuar, më të vendosur se kurrë për të zhdukur edhe njëherë përfaqësuesit e regjimit hoxhist.

Të bashkohemi për Shqipërinë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...