Mediat qeveritare të Edi Ramës i dhanë mjaft hapësirë fjalës së tij.
“20 shkurti është një datë me një domethënie të madhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Është e tillë dhe për Partinë Demokratike, ndonëse sjellja jonë si formacion politik në raport me 20 shkurtin ndryshon në varësi të një faktori të rëndësishëm, por edhe domethënës. Ndryshe sillet PD me 20 shkurtin kur është në pushtet dhe ndryshe kur është në opozitë. Pothuajse pa përjashtim kur Partia Demokratike është në opozitë, e konsideron 20 shkurtin një ditë për të protestuar, ndërsa në qeverisje mjaftohemi me disa fjalë përkujtimi dhe nderimi,” tha Basha.
Por edhe këtë herë, ai nuk e harroi zakonin e dremitjes në publik.