Televizioni gjerman raporton se mijëra protestuan kundër kryeministrit Edi Rama.
Sipas ZDF, protestuesit e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në mbrëmje protestuan mijëra kundër kryeministrit Edi Rama.
Ata e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
Në protestën përpara selisë së qeverisë morën pjesë kryesisht mbështetës të opozitës.
Në fund pati trazira, por nuk pati asnjë të lënduar,”raporton ZDF.