‘Krizë brenda PS?’/ Vasili: 20 shkurti dhe qartësia e opozitës së vërtetë, vuri në dukje pazaret e rilindjes

E Enjte, 22 February 2024 19:34
Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili ka folur në Task Force në SYRI TV me Sonila Meço, në lidhje me mosvotimin e ligjit të amnistisë penale, si një ‘shenjë krize’ të pushtetit të Edi Ramës.
 

Sipas Vasilit, ka një moment krize pazaresh brenda rilindjes dhe kjo gjë ka dalë në dukje nga qartësia e opozitës së vërtetë, bashkë me demonstrimin e protestës së 20 shkurtit. 

 

‘Kur ka qartësi, del dhe pazari shumë qartë. Kur ka paqartësi opozita, gjithçka shpërdorohej në emër të kësaj gjëje. Në momentin që është e qartë se këtu ka një grup shumë të qartë dhe të madh, që ka një pozicion parimor, çdo pazar evidentohet del në shesh menjëherë dhe këta bishtat e mazhorancës në opozitë vetdemaskohen dhe vetasgjesohen’, u shpreh Vasili.

Vasili: Ka një moment krize parazaresh. Përgjithësisht pazaret kanë pasur një ecuri më të begatë, ka pasur përfitime të jashtëzakonshme, pasi brenda tyre bëhet fjalë për pazare me para, nuk janë kompromise të mëdha politike. Këto pazare sot hynë në krizë, u prishën, nuk u ranë dakord për çështje pazaresh. 

Kur vjen puna e pazarit të qeverisur nga Edi Rama, rilindësit votojnë por kishte një segment këtu, pasi ju e dini se kjo punë mendohej se ishte një punë e kryer. Ky ministri super pazarxhi Manja, përpara tha se tash e bijmë atje, e kemi mbyll, i kemi votat dhe votat ishin gjithmonë këtej.

Punët e cubave dhe punët e jahnive kanë dhe momentet e krizës së tyre por në parim situata është po e njëjta.

Ka një situatë shumë më pozitive në parlament pasi qartësia e dimensionit e opozitës së vërtetë, kanë përvijuar qartë një grup shumë të madh dominues në opozitë i cili dikton dhe kjo lloj qartësie këtej vë dhe në krizë pazaret nga ana tjetër.

Kur ka qartësi, del dhe pazari shumë qartë. Kur ka paqartësi opozita, gjithçka shpërdorohej në emër të kësaj gjëje. Në momentin që është e qartë se këtu ka një grup shumë të qartë dhe të madh, që ka një pozicion parimor, çdo pazar evidentohet del në shesh menjëherë dhe këta bishtat e mazhorancës në opozitë vetdemaskohen dhe vetasgjesohen.

Demostrimi i 20 shkurtit i dha të gjithë sfondin e jashtëzakonshëm të pashmangjshëm popullor pasi nuk mund të ketë një opozitë shumë të fortë në parlament, të dyja këto elementët shumë të fortë të një opozitarizmi politik dhe mbështetja popullore u bënë bashkë dhe qartësuan situatën në parlament dhe kjo vë në krizë qeverinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...