Ju si brez i ri duhet të mbroni lirinë siç bënë të rinte shqiptarë të viteve 1990. Ky ishte mesazhi që kishte për të rinjtë demokratë ish-kongresmenia republikane ,Vicky Hartzler, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e shkollës politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kreu i FRPD Besart Xhaferri kërkoi angazhimin maksimal të të rinjve për mbrojtjen e pluralizmit dhe lirisë, duke argumentuar se zgjidhjet vijnë gjithmonë nga brenda dhe jo nga jashtë
Syri tv
Brezi juaj i ri duhet të mbrojë lirinë, siç bënë të rinjtë dhe studentet në vitet 1990. Ky ishte mesazhi që kishte për të rinjtë demokratë ish-kongresmenia republikane ,Vicky Hartzler, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e shkollës politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që kishte në fokus rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në politikë.
Vicky Hartzler theksoi në fjalën e saj se liria nuk trashëgohet por mbrohet, teksa u shpreh e lumtur që të rinjtë në Shqipëri përqafojnë vlerat konservatore që kanë në themel të tyre familjen dhe lirinë.
“Teksa unë shoh pas në historinë tuaj, jam e inspiruar nga ajo. Sot duke ecur në korridor pashë fotografi të studentëve që drejtuan marshimin në vendin tuaj, prindërit dhe gjyshërit tuaj që u ngritën dhe thanë “ne duam liri, jo më”. Brezat e vjetër, në vendit tuaj apo tonin ishin ata që siguruan lirinë, por i takon çdo brezi që ta mbrojë dhe luftojë për atë liri. Dhe tani është koha juaj. Idealet konservatore janë ato që e bëjnë shtetin të lulëzojë. Ato janë bësimi, familja dhe liria. Liria nga tirania qeveritare, liri nga tejkalimi i qeverisë, liri për t’u shprehur , liria për të adhuruar dhe falur sipas dëshirës, liria për të rritur familjen tuaj sipas besimeve tuaja pa patur qeverinë që të thotë se nuk mund ta bëni atë. Këto janë gjërat konservatore që ne përqafojmë, që e kanë bërë Amerikën të mbrekullueshme, Shqipërinë të mrekullueshme”
Travis Weber, Zv/President i Çështjeve të Politikave Qeveritare në Qendrën Kërkimore për Familjen në Washington i ftuar në bashkëbisedimin me të rinjtë, foli me vlerësime për luftën që rinia shqiptare bën për familjen, teksa shtoi se të rinjtë duhet të sakrifikojnë në emër të lirisë dhe të ndërtimit të të ardhmes në atdhe.
“Kjo është ajo që më solli në Shqipëri, sepse lufta për familjen këtu është një që ne e ndajmë me ju në Shtetet e Bashkuara. Ju jeni jashtëzakonisht të vlefshëm për vendin tuaj, secili nga ju përfaqëson diçka për vendin që është ..përfaqësoni më shumë se një person për shtetin tuaj. Secili përfaqëson një pjesë të të ardhmes së Shqipërisë, vetëm nga gatishmëria për të qenë këtu sepse kjo tregon sakrificë, tregon vënien poshtë të interesave personale për interesat e vendit , për atë që është e mirë për vendin tuaj, nga koha juaj, investimi I përpjekjeve tuaja por edhe paratë. Kjo do të përcjellë diçka, do të arrijë një përparim avantazh për ju, por edhe do të vendosë shembuj për ata që ju ndjekin ju”.
Kreu i FRPD Besart Xhaferri në fjalën e tij u shpreh së largimi dhe dorëzimi i të rinjve nuk duhet të jenë alternativë, teksa pohoi se autokracia në vend sot është fakt, por kjo nuk do ta ndalë luftën e opozitës. Sipas Xhaferrit zgjidhja për problemet e vendit nuk do të vijë nga jashtë por nga brenda.
Drejtuesi i FRPD Besart Xhaferri komentoi edhe vizitën e Blinken në Shqipëri.
Drejtori i Shkollës Politike të FRPD, Arian Dedej ,u shpreh se të rinjtë duhet të përfitojnë nga liria që sollën studentët ne 90’ dhe duhet të angazhohen maksimalisht që Shqipëria të mos e diskutojë kthimin pas në kohën kur privoheshin nga liria.
Shkolla Politike e FRPD është një projekt që afron të rinjtë demokratë dhe ata shqiptarë me politikën dhe synon rritjen e angazhimit tyre në vendimmarrje, teksa ekspertët dhe politikanët më të njohur në Shqipëri, rajon BE dhe SHBA do ndajnë eksperiencat e tyre politike me të rinjtë shqiptarë.