Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje fermerëve që të dalin në protestë.
‘Dilni në rrugë me të gjitha mjetet tuaja , mbarë shqiptarët do të mbështesin kauzën tuaj të drejtë dhe ju do të fitoni’, u shpreh Berisha.
Berisha: Së fundi, një mesazh për fermerët e Shqipërisë, por edhe për të gjithë qytetarët.
Të mbështesim fermerët.
U bëj thirrje fermerëve dilni në rrugë me të gjitha mjetet tuaja, sepse në shekuj përveç hiperkolektivizmit nuk keni patur një armik të egër si regjimin e Edi Ramës.
Dilni në rrugë me të gjitha mjetet tuaja dhe ju garantoj se demokratët, mbarë shqiptarët do të mbështesin kauzën tuaj të drejtë dhe ju do të fitoni.
Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme ndaj jush.
Fitore, fitore, fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Rroftë flamuri i Partisë Demokratike, flamuri i fitores.
Faleminderit shumë.