Mesazhi i një intelektuali nga Kurbini, drejtuar qytetarëve të mbledhur në tubimin e përnatshëm te Rruga e Shpresës në Tiranë.
“Mirëmbrëma! A e dini që më dukeni ndryshe nga fillimet? Edhe emocionet më kanë ikur, se ju shoh si familjen time ku vij këtu!
Të nderuar qëndrestarë, i nderuar Prof. Dr. Sali Berisha.
Jam krenar që jam një nga ju, përkrahës i burrit të shtetit, Prof. Dr. Sali Berishës. Sot jam këtu për t’i thënë disa fjalë, Ministrit të Padrejtësisë Ulsi Manja.
Ju jeni të akuzuar nga përgjimet e gazetës më të madhe gjermane Bild për Dosjen 184 dhe kur dëgjon këtë shifër e di së s’të vjen mirë!
Ju jeni dhe shkatërruesi i procesit zgjedhor në Kurbin duke hedhur para me shuma marramendëse dhe duke shantazhuar bizneset, punonjësit e administratës dhe mbarë votuesit!
Si qytetar i lirë i këtij vendi, banor i Kurbinit, ju jap një këshillë: Mos prek votat në Kurbin!
Në qoftë se Edvin Rama, ky “avokat i djallit” ta ka mbyllur Dosjen 184, Dosjen e Kurbinit nuk do ta mbyllësh kurrë!
E dimë që ke filluar fushatën në Kurbin, duke përdorur pushtetin lokal me tenderat korruptivë, duke shkelur procedurat ligjore. Në Kurbin është Pallati i Kulturës dhe ka tre salla mbledhjesh, ai zotëria i bën mbledhjet te bashkia, se aty në bashkëpunim me Kryetaren e Bashkisë kërcënon punonjësit, kërcënon të gjithë ata që janë mbas tij, që të shkojnë derë më derë dhe të rrejnë dhe të mashtrojnë.
Ne e dimë se çfarë ka bërë Partia Socialiste. Ndaj i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, mos kini frikë frikacakë, po luftoni me ç’të keni, me ç’të gjeni, për të ardhmen e Shqipërisë.”