Ish-gjyqtari Shaqir Hasani i cili mbajti fjalën e tij në protestën kundër arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha është shprehur se në këtë ditë shumë vite më para komunizmi pushkatoi deputetët që kundërshtonin regjimin e tyre.
Hasani ka theksuar se Berisha nuk ka nevojë për avokatë pasi ndershmëria është avokati më i madh i tij sot.
"Unë jam Shaqir Hasani dhe vij nga një trevë shumë me vlera si Malësia e Madhe. Unë jam ish, se jemi bërë me shumë isha përpara sepse jam ish i përndjekur, ish gjyqtar dhe ish avokat sa herë që vijnë komunistat në pushtet ne na heqin nga puna.
Zgjodha këtë ditë pasi komunistët kur erdhën në pushtet pushkatuan deputetët që ishin kundër tyre.
Jam sot këtu për të thënë se kur isha gjykatës dënova kriminelët e diktaturës. Jam një nga ata persona që dënova sipas ligjit kriminelët.
Malësia e Madhe nuk e ka ulur kokën kurrë dhe nuk ka bërë kryengritje, pasi kryengritje bëjnë skllevërit, të njëjtën gjë them unë për ju që nuk e keni ulur kokën kurrë përballë këtij regjim.
Berisha nuk ka nevojë për avokat pasi njerëzit e ndershëm kanë ndershmërinë si avokat të tyre. e dimë të gjithë se pika më e fortë e Berishës është ndershmëria, është një person familjar dhe shtetformues.
Ashti si unë kam dënaur arianit çelën me shokë ashtu po mu dha mundësia do të dënoj dhe këta."