Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Edvin Parrucën ka komentuar aksioni i opozitës dhe përgatitjet e mazhorancës për zgjedhjet e 2025.
Abilekaj është shprehur se mënyra e vetme për të pasur zgjedhje të lira është me anë të qeverisë teknike.
“Edi Rama ka treguar se është një njeri për prishjen e zgjedhjeve. E ka bërë në 2020 për 2021-shin dhe prap në 2023-shin me masat që kanë marrë do të përdorin gjithë shtetin në shërbim të zgjedhjeve.
Ka treguar që nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Me një njeri që ka të gjitha pushtetet, që ka krijuar një shtet autoritar, që nuk pranon kurrë që rezultati i zgjedhjeve të dalë kundër tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira. E vetmja mënyrë është që zgjedhjet të bëhen me një qeveri teknike e cila të garantojë që palët të jenë të barabarta dhe që shteti të mos përdoret në shërbim të partisë në pushtet.
Të arrish këtë do të thotë që ajo që quhet mosbindje civile, protestat të kthehen në revolta derisa Edi Rama të pranojë të tërhiqet, por është shumë e vështirë.
Edi Ramës i intereson që opozita të mos hyje në zgjedhje, i intereson që opozita të jetë sa më e papregatitur për zgjedhje.
Faktori kryesor, ka filluar brenda partisë së vetë, është paranoja. Faktori tjetër është frika nga mungesa e mbështetjes popullore.”