Berisha: Mandati i Aleksis Soros buron vetëm nga korrupsioni. Kongresi i SHBA të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë

E Enjte, 29 February 2024 21:23

Duke komentuar rolin e Aleksis Soros në takimet në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i bëri thirrje sërish kongresit të SHBA-së që të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë.

Sipas Berishës, mandati i Sorosit buron vetëm nga korrupsioni. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Ju jeni dëshmitarë se unë për asgjë personale, por absolutisht vetëm për ato interesa që mbrojmë së bashku, për ato ideale që ndajmë së bashku, për ato interesa kombëtare të përbashkëta, kam denoncuar fuqishëm Xhorxh Sorosin dhe Aleksis Soros.

Tani miqtë e mi, dy fjalë.

Në dy takimet, ishte si padron i vërtetë i tyre, superministri i jashtëm i Ballkanit Perëndimor, Aleksis Soros.

Miq, secili nga ju, çdo shqiptar, por edhe çdo i huaj, çdo evropian, çdo amerikan, është i lutur të shtrojë një pyetje: cili është mandati i Aleksis Soros, që qëndron si padron i samiteve të rajonit?

Çfarë përfaqëson mandati i tij? SHBA? Jo dhe jo? SHBA përfaqësohen nga qeveria e këtij vendi.

Ndonjë qeveri evropiane? Jo dhe jo. Ata kanë përfaqësuesit e tyre?

Ndonjë organizatë ndërkombëtare? Asnjë prej tyre. Ata kanë mënyrën e tyre të ndërtimit dhe të përfaqësimit.

Më thoni atëherë, a patë ju aty ndonjë tjetër njeri që nuk përfaqëson mandat përveç atij?

Asnjë.

Atëherë nga vjen mandati i tij? Qytetare dhe qyetarë shqiptarë, mandati i tij vjen nga korrupsioni, vjen nga korrupsioni, vjen nga korrupsioni.

Aleksis Soros dhe i ati i tij janë promotorë kryesorë të korrupsionit politik, që blejnë politikanë me qese parash.

Thirrja ime për Kongresin e SHBA, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë për të kuptuar se çfarë përfaqëson Aleksis Soros.

Thirrja ime për Parlamentin Europian, për Komisionin Europian, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë dhe rajonin.

Nga buron mandati i tij? Si ka mundësi?

Pse i shtroj unë këto? I shtroj këto se pa një mandat ai nuk mund të jetë kurrë në një samit.

I shtroj se ai është faktuar një mbështetës pa kushte i Edi Ramës.

I shtroj këto se lidhjet e tij me Shqipërinë flitet se janë nga më të pistat në botë.

Sepse demokracia në këtë vend po vuan për shkak të mbrojtjes së i bën brenda në Shqipëri dhe jashtë Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatës së tyre kriminale.

E mbyll këtë fjalë para jush luftëtarë të së vërtetës, cilido që të takoni, mos u lodhni kurrë së përsërituri se e vërteta të bën të lirë. E vërteta të bën të lirë. E vërteta të bën të lirë.

Nderim për ju!

Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...