Berisha: Soros dhe i ati janë promotorë kryesorë të korrupsionit politik

Premte, 01 Mars 2024 13:40

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NGA BANESA E TIJ

Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme qëndrestare dhe qëndrestarë, luftëtarë të së vërtetës, lirisë dhe dinjitetit. Është kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes ju, të shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të madhe për misionin tuaj, mision ndriçues i mendjes dhe zemrave të shqiptarëve 

 

Mision i një parlamenti i të së vërtetës, i cili vuan sot nga një prej propagandave më perverse, më mashtruese në Europë. Mision, i cili përballet me regjimin më të korruptuar në Europë dhe një ndër më të korruptuarit në botë. Përballet me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Përballet po kaq me mafien ndërkombëtare në mbështetje të këtij regjimi.

Por mesazhi më i rëndësishëm që ju i jepni shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që janë, të marrim në dorë fatin tonë.

Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët që e duan!

Shqipërinë e shpëtojnë djem, vajza, burra dhe gra, të cilët vendosin në betejë pa kthim, mosbindje civile të përballen me këtë regjim kalbësirë që është turpi i Shqipërisë, turpi i rajonit, turpi i Europës, turpi i botës.

Miqtë e mi!

Askush, asnjë njeri, nuk duhet të gabojë, nuk duhet të ngatërrojë gjeopolitikën me realitetin. Gjeopolitika është një diçka që kushtëzohet nga gjeografia, natyra dhe të tjera. Kurse realiteti është diçka krejt tjetër.

Thashë këto fjalë për t’u ndalur në këto dy ditët e fundit në Tiranë.

Dje dhe sot, dy takime, po quhen samite, po të tilla ç’është e vërteta nuk ishin, por takime ishin. Një takim rajonal për Ukrainën dhe një takim i Ballkanit Perëndimor për mekanizmin e rritjes rajonale.

PD ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm bashkëpunimin rajonal. Ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm ndër të parat Ukrainën, betejën e saj kundër agresionit barbar rus, betejën e saj për Europën, për mbarë popujt e lirë.

PD ka qenë dhe është promotor i proceseve integruese në Europë, në hapësirën euroatlantike dhe kjo ka qenë dhe mbetet shtyllë kryesore. Por uroj që asnjë shqiptar të mos ngatërrojë gjeostrategjinë, lustrën propagandistike me realitetin edhe të këtyre dy takimeve. Edhe njëherë, takimi i vendeve të rajonit për Ukrainën do regjistrohet në histori si takimi në të cilin Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij.

Të dashur miq!

Për NATO-n, për BE-në, për vendet e lira në mbarë botën, Ballkani Perëndimor në raport me agresionin barbar rus paraqiste dy probleme serioze.

Së pari, respektimin e sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë.

Presidenti Zelenski jashtë çdo dyshimi priste që ky samit të dilte me zotimin për të dënuar shkeljen e sanksioneve, për të respektuar sanksionet kundër agresionit rus. Por të gjithë ata që pritën një gjë të tillë, u zhgënjyen sepse padroni i Edi Ramës dhe argati i tij, Edi Rama, që janë të dy përfitues të kontrabandës ruse, bllokuan deklaratën.

Dhe jo vetëm që nuk u dënua fakti që Serbia është shndërruar sot më shumë se kurrë në një Rusi të vogël, 15 herë në javë fluturon linja ruse në Beograd. Jo vetëm që nuk u tha një fjalë, por me heshtjen e plotë, Beogradi mori licencën për të vazhduar thyerjen e sanksioneve sikur ato të mos ishin, të mos përbënin një problem për NATO-n dhe BE-në.

Të dashur miq!

Cilido që njeh ABC-në e historisë, e di se dikur për Perandorinë Ruse, më vonë për perandorinë komuniste dhe sot për diktatorin e ri, nuk ka asnjë dyshim se dalja në Adriatik mbetet objektivi më kryesor.

Dhe në këtë kontekst, destabilizimi i Ballkanit, në këtë kontekst baza e Nishit, në këtë kontekst infiltrimi në të gjitha anët e politikës dhe jetës në Serbi të rusëve.

Por përsëri, për Putinin e vogël dhe argatin e tij në Tiranë, ndërhyrja ruse, influenca ruse nuk përbën një problem. Ndaj dhe deklarata nuk kishte asnjë fjalë.

Më thoni ju mua, miku i shquar nga Ukraina, qeveria e të cilit dhe ai vetë edhe këtu, theksoi se Rusia përbën rrezik për Ballanin, si e ndjeu ai veten kur Putini i vogël me argatin e tij në Tiranë, hoqën nga teksti paralajmërimin për keqbërjen e Rusisë në Ballkan.

Për të gjithë botën sot, agresioni rus, vrasja e qindra mijëra civilëve, fëmijëve, grave, pleqve, të moshuarve nga hordhitë barbare ruse në Ukrainë, sulmi i një kombi vëlla vetëm e vetëm për t’i pushtuar tokat, ka një simbol të urryer aq sa ç’kishte Gjermania naziste e Hitlerit, ka Vladimir Putinin.

Por emri i tij në deklaratë nuk ekzistonte, sepse padroni urdhëronte Edi Ramën dhe Edi Rama lepe-peqe para padronit të tij.

Të dashur miq!

Sot ishte takimi i dytë i vendeve të Ballkanit Perëndimor për rritjen ekonomike të rajonit.

Komisionari i zgjerimit Varhelyi njoftoi se janë vendosur në dispozicion të gjashtë vendeve, 6 miliard euro. Njoftoi një vendim tjetër historik, se BE ka vendosur që këto vende t’i trajtojë në rrafshin e ndihmës financiare, njësoj si vendet anëtare gjer në vitin 2027. Kjo miq meriton një mirënjohje të pakufijshme. Por tjetër është takimi, tjetër është realiteti.

Çfarë janë këto fonde miqtë e mi për Shqipërinë?

Ato janë mollë e ndaluar dhe kjo jo se BE nuk e ka me zemër dhënien e tyre. Jo, jo. BE me dëshirë do që ato fonde t’ia japë kombeve të këtij rajoni. Por prapë, ato janë mollë e ndaluar për shqiptarët.

Rikthehemi pak 7 vite më parë. Ju lutem, rikujtojmë pak se në samitet e Procesit të Berlinit, vetë kancelaria gjermane informoi se BE ka përcaktuar 12 miliardë euro fonde për Ballkanin Perëndimor.

Sa mori Shqipëria? Ato ishin mollë e ndaluar për Shqipërinë. Sepse Edi Rama nuk ka asnjë interes qytetar, nuk ka asnjë interes kombëtar, ka vetëm interes pushtetin e tij, karrigen e tij, pasurimin e tij, vjedhjet e tij.

Dhe në këtë mënyrë, në qoftë se të tjerët nga këto fonde të mëparshme po ndërtojnë autostrada, Shqipëria edhe ato që i mori, e detyrojnë t’i kthejë sepse vodhi fondet e IPARD-it. Brukseli i dha për fermerët, Edi Rama i vodhi me qeveritarë e tij. Po miq, këto fonde me Edi Ramën janë mollë e ndaluar dhe kjo është përgjegjësia jonë.

Ndaj dhe ne duhet të marrim në dorë vendin, në dorë fatin tonë. Të gjithëve u kujtohet se si 4 muaj më parë, pas samitit të BE në Tiranë, përfaqësuesi i BE u tha shqiptarëve se në dhjetor do merrni një lajm të madh. E vërteta është se ai tha atë që dinte dhe nuk shpiku. Tha se në dhjetor lajmi i madh do të ishte hapja e negociatave.

Por çfarë bëri Edi Rama ndërkohë?

Edi Rama ndërkohë bllokoi parlamentin, mohoi të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament. Nuk lejoi krijimin e komisioneve hetimore për vjedhjet e tij.

Nuk lejoi krijimin e komisionit hetimor për aferën McGonigal, për sterilizimin, nuk lejoi hetimin e Dubai City dhe vjedhjeve të tjera.

Edi Rama me drejtësinë e tij të pavarur, të re, një organizatë e vërtetë kriminale, vendosi në arrest shtëpie kryetarin e partisë më të madhe opozitare pa asnjë fakt, dokument, provë të vetme, thjesht shpallur në hetim.

Miqtë e mi!

Ju thashë pra, tjetër është gjeopolitika, tjetër është realiteti. Gjeopolitika i jep Shqipërisë një vend të veçantë, brinja më perëndimore e gadishullit. Realiteti e tregon Shqipërinë Ugandën e Muselinit, me lider të opozitës të arrestuar. E tregon Shqipërinë një Tunizi në Ballkan me lider të opozitës të arrestuar.

E tregon Shqipërinë një Taxhikistan në Ballkan, në të cilin deputetët e opozitës nuk kanë asnjë të drejtë.

Miqtë e mi!

Të gjitha këto dëshmojnë se sa jetike dhe vendimtare është sakrifica jonë për shpëtimin e Shqipërisë. Çdo shqiptar të pyesë veten vetëm një pyetje: A ka dramë më të madhe për këtë komb se sa largimi i 1.1 milionë shqiptarëve në 10 vitet e fundit? A ka komb tjetër që ka pësuar këtë dramë?

O miq, o të dashur bashkëatdhetarë, a keni dëgjuar një të huaj të qajë hallin për këtë me ju? A keni dëgjuar një fjalim të vetëm t’i kushtohet kësaj? A keni dëgjuar një shtetar tjetër të thotë dalë se ç’bëhet me këtë komb në shkatërrim? Jo dhe jo.

Po atëherë, kush duhet t’i dalë zot? Po pse duhet të na dalin zot të tjerët, kur ne duhet t’i dalim zot?

Miqtë e mi!

Edhe njëherë, asnjë samit, asnjë takim, asnjë vizitë s’e bën Edi Ramën më pak të keq se ç’është. S’e bën Edi Ramën më pak të korruptuar se ç’është.

Nuk e bën Edi Ramën më armik të egër se ç’është. Nuk e bën Edi Ramën më butaforik se ç’është. Më pak hajdut se ç’është. Ne jemi komb që kemi vuajtur, jemi stërkequr, por kemi ditur gjithnjë të gjejmë rrugën dhe të dalim nga e keqja.

20 shkurti tregoi se cila është fuqia jonë! Tregoi se kush është shumica politike në Shqipëri. Tregoi se kush është shumica numerike.

A do lejojmë ne të endemi në mjegullnajën e korrupsioni si çiflig i Edi Ramës apo do të marrim fatin në dorë si njerëz të lirë? Nuk duhet të tërhiqemi për asgjë!

Ju jeni dëshmitarë se unë për asgjë personale, por absolutisht vetëm për ato interesa që mbrojmë së bashku, për ato ideale që ndajmë së bashku, për ato interesa kombëtare të përbashkëta, kam denoncuar fuqishëm Xhorxh Sorosin dhe Aleksis Soros.

Tani miqtë e mi, dy fjalë.

Në dy takimet, ishte si padron i vërtetë i tyre, superministri i jashtëm i Ballkanit Perëndimor, Aleksis Soros.

Miq!

Secili nga ju, çdo shqiptar, por edhe çdo i huaj, çdo evropian, çdo amerikan, është i lutur të shtrojë një pyetje: cili është mandati i Aleksis Soros, që qendron si padron i samiteve të rajonit? Çfarë përfaqëson mandati i tij? SHBA? Jo dhe jo? SHBA përfaqësohen nga qeveria e këtij vendi.

Ndonjë qeveri evropiane? Jo dhe jo. Ata kanë përfaqësuesit e tyre? Ndonjë organizatë ndërkombëtare? Asnjë prej tyre. Ata kanë mënyrën e tyre të ndërtimit dhe të përfaqësimit. Më thoni atëherë, a patë ju aty ndonjë tjetër njeri që nuk përfaqëson mandat përveç atij? Asnjë.

Atëherë nga vjen mandati i tij? Qytetare dhe qyetarë shqiptarë, mandati i tij vjen nga korrupsioni, vjen nga korrupsioni, vjen nga korrupsioni.

Aleksis Soros dhe i ati i tij janë promotorë kryesorë të korrupsionit politik, që blejnë politikanë me qese parash.

Thirrja ime për Kongresin e SHBA, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë për të kuptuar se çfarë përfaqëson Aleksis Soros.

Thirrja ime për Parlamentin Europian, për Komisionin Europian, të hetojë lidhjet e tij me Shqipërinë dhe rajonin.

Nga buron mandati i tij? Si ka mundësi?

Pse i shtroj unë këto? I shtroj këto se pa një mandat ai nuk mund të jetë kurrë në një samit. I shtroj se ai është faktuar një mbështetës pa kushte i Edi Ramës. I shtroj unë këto sepse lidhjet e tij me Shqipërinë flitet se janë nga më të pistat në botë, ndaj dhe duhet hetuar.

Sepse demokracia në këtë vend po vuan për shkak të mbrojtjes së i bën brenda në Shqipëri dhe jashtë Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatës së tyre kriminale.

E mbyll këtë fjalë para jush luftëtarë të së vërtetës, cilido që të takoni, mos u lodhni kurrë së përsërituri se e vërteta të bën të lirë. E vërteta të bën të lirë. E vërteta të bën të lirë.

Nderim për ju!

Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...