Zëri i Amerikës: Shpërthimi me dy viktima ndodhi në biznesin e deputetit socialist

Premte, 01 Mars 2024 23:57

Në Shqipëri, rëndohet bilanci i shpërthimit të ndodhur pasdite pak pas orës 16.00, në një kapanon në ndërtim, në zonën industriale të qytetit të Lushnjës, ku fillimisht u njoftua për një të vdekur dhe 8 të plagosur.

Si pasojë e djegieve masive, kryesisht në pjesën e sipërme të trupit, ka humbur jetën dhe një i dytë. Bëhet fjaë për Landi Verçanin dhe djalin e tij, Elidonin, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e plastikës në Tiranë. Mes të plagosurve është dhe deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit, mendohet të ketë qenë dhe kapanoni ku ka ndodhur shpërthimi. 

 

Sipas policisë, shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të një vinçi, i cili aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë, duke provokuar dhe shpërthimin. Ministri i brendshëm Taulant Balla, dha një version pak më të ndryshëm, ndonëse duke saktësuar se bëhej fjalë për të dhëna paraprake. “Dyshohet të ketë ndodhur një shpërthim i shkaktuar ndoshta për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Si pasojë e këtij kontakti dhe shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë, duhet të ketë shpërthyer një mjet eskavator që po kryente punimet në atë zonë”, u shpreh zoti Balla

Ndërsa sipas një versioni të tretë, në majën e vinçit mendohet të jetë improvizuar një kafaz ku gjendeshin bombola për pajisje saldimi dhe shpërthimi mund të ketë ardhur prej tyre. Nga pamjet filmike, të marra nga disa kamera në zonë, duket një shpërthim flakësh në lartësi e më pas një top I zjarrtë që nga lartësia bie në tokë. Do të jenë hetimet ato që pritet të zbulojnë shkakun e vërtetë të ngjarjes.

Deputeti socialist Çela, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Lushnje dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet, së bashku me një tjetër të plagosur në gjendje të rëndë. Të tjert kanë marrë trajtimin mjekësor në spitalin e qytetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...