Berisha-qytetarëve: Të bashkohemi, qeveria teknike kushti për të votuar të lirë

Diel, 03 Mars 2024 01:22

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për një qeveri teknike.

Sipas kryedemokratit, qeveria teknike është kushti i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë.  

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, me këtë qeveri, varfëria do rritet gjithnjë e më shumë. 

Skamja do bëhet gjithmonë e më e frikshme.

Edi Rama me avionin e tij taksi nuk do shpenzojë 22 milionë euro në 18 muaj, por më shumë, edhe 30, edhe 40 milionë.

Pasuritë publike nuk kthehen në të mira materiale për qytetarët, por kthehen në të mira për qeveritarët.

Çdo gjë po e trajtojnë si pronë të tyre, çdo gjë po e plaçkisin si pronë të tyre.

Le të pyesim veten, a ka njerëz në Europë më të mashtruar se shqiptarët nga Edi Rama?

Më thoni ju mua, a nuk premtoi ky 300 mijë vende pune?

A nuk premtoi ky heqjen e TVSH-së nga ushqimet?

A nuk premtoi ky ujë të pijshëm në çdo shtëpi?

A nuk premtoi ky hapjen e negociatave me BE-në?

A nuk premtoi ky Korridorin Blu e ku ta di unë?

Ku janë? Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime.

Të gjitha këto do përkeqësohen, e keqja nuk ka fund në qoftë se ne nuk i japim fund asaj.

Dhe kjo e keqe është Edi Rama me vjedhjet e tij, me mashtrimet e tij, me rrëmbimin e votës së shqiptarëve.

Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre.

Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit.

Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë.

A mund të rrimë ne soditës para kësaj situate?

Jo, kurrë!

Ndaj dhe duhet të ngrihemi në betejën pa kthim, në mosbindje civile në çdo qytet, në çdo skaj të Shqipërisë.

Për një qeveri teknike.

Për betejë, rotacionin e pushtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...