Irena Gjoka zvarrit gjyqin për Berishën, Gjokutaj: Ajo mendon se mund të luajë me ligjin, në një kombinim perfekt me SPAK

Hënë, 04 Mars 2024 22:44

Një tjetër zvarritje e paprecedentë është shënuar nga gjyqtarja Irena Gjoka për shqyrtimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Pasi e shtyu me një javë, me argumentin se ishte në një tjetër process gjyqësor, sot gjyqtarja Irena Gjoka, ka gjetur një artific procedurale, duke mospranuar prokurën për përfaqësimin e avokatëve të zotit Berisha në këtë seancë gjyqësore, edhe pse avokatët kishin prokurën e posaçme, siç janë po të njëjtit avokatë që prej nisjes së përballjeve në këtë gjykatë. 

 

I ftuar në edicionin e mesditës, me moderator Arnold Karriqin, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se Irena Gjokaj mendon se mund të lozë me ligjin dhe mund të bëjë gjithçka, në një kombinim perfekt me SPAK, i cili te seanca e zotit Malltezi duke e tejkaluar çeshtjen e njoftimit, shfrytëzoj një ofertë tjetër të bërë nga prokuroria.

Deklarata e tij:

"Ne kemi depozituar një ankesë pranë kësaj gjykate për evokimin e arrestitit të shtëpisë për zotin Berisha, pasi ashtu si kundër dy masat e para, pavarësisht problemeve kushtetuese ata nuk ishin vetëm të tilla, por ishim të pakuptimta.

Kjo sepse nuk ka një figurë me elemente të veprës penale për ç’ka hetohet nga Spak dhe ne i kemi goditur ato masa dhe ju e dini që papritur në vend që të evokoheshin ato masa, ata vendosën arrestin e shtëpisë akoma e pakuptimtë nga ana ligjore, por krejt e qartë dhe e pakuptimtë nga ana politike.

Kështu që ne ne vazhdën e ndjekjes së procesit hap pas hapi për të zgjidhur të gjitha ngërcet që janë kijuar për shkaqe jo ligjore për zotin Berisha, ne sigurisht masën e arrestit të shtëpisë kemi kërkuar evokimin e saj dhe para një jave patëm seancën në gjykatë ku gjyqtare Irena Gjoka e kishte caktuar në orën 15:00 seancën, dhe në orën 13:30 kishte një seancë tjetër, e cila dihej se do të fillonte pasi ka pasur dëshmitarë dhe persona të arrestuar, dhe një gjykim kur fillon zgjat 2-3 orë.

Ajo me paramendim e ka caktuar gjyqin një orë më vonë, duke qenë e sigurt se ajo seancë nuk do të zhvillohet duke e shtyrë për datën e sotme në orën 11:00. 

Njoftimi i djeshëm për zotin Berisha për datën e gjykimit dhe prokura e lëshuar për ta përfaqësuar avokatët e mbyllnin dhe e ezauronin çështjen e vijushmërisë për ditën e sotme. Ajo gjyqtare unike në shkeljen e saj që tashmë po dalin arsyet një nga një, në një mënyrë krejt të ftohtë, me një papëgjegjshmëri të paparë, tha se nuk është kështu duke u shprehur se gjykata vendos që seanca të shtyhet në datën 8 mars, ora 9:00."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...