Berisha: Garantoj se për PD nuk do të ketë përparësi më absolute, se beteja kundër diskriminimit të femrës

Premte, 08 Mars 2024 22:50

Kryetari i opozitës Sali Berisha në një njoftim për shtyp në ditën e gruas është shprehur se 10 vitet e fundit në vendin tonë nuk kanë qënë vitet më të mira për gruan shqiptare.

Berisha tregon kalvarin e vuajtjeve në të cilën do ti duhet gruas shqiptare të përballet çdo ditë, ku për veç kësaj qëndrimit indiferent nga shteti ndaj kësaj fatkeqësie. 

 

Pjese nga fjala e kreut te PD, Sali Berisha!

Me këtë vetëdije PD në pushtet u angazhua në një betejë të vendosur kundër pasojave të murit të patriarkisë. Në vitin 2006, diskriminimi mes vëllait dhe motrës, burrit dhe gruas, nënës dhe babait, në rrafshin financiar arrinte në një diferencë 36% në rroga.

Por të betuar për të bërë gjithçka kundër këtij muri, edhe sot ndjehem i lehtësuar sepse kjo diferencë pas 8 vitesh qeverisje të PD-së zbriti në 17.8 %. Arriti në nivelin Europian.

Përsëri kjo sot kjo diferencë është rritur në mënyrë të neveritshme.

Ky dhjetëvjeçar ishte 10-vjeçari kulmor i dhunës primitive të burrave, por dhe të shtetit ndaj grave, qëndrimit indiferent ndaj kësaj dhune, qëndrimit patriarkal ndaj kësaj dhune.

Sot gruaja shqiptare përballet me dy të këqija të mëdha.

Përballet sërish me murin në  rritje të patriarkisë.

Përballet në diktaturën e bazuar në aleancën e pushtetit me drogën, krimin dhe vjedhjen.

Është ajo e cila çdo mëngjes, çdo drekë dhe darkë, vuan e para pasojat e tiranisë së varfësirë, e tiranisë së mjerimit.

Është ajo që vuan më shumë se të tjerët, mjedisin narkotik të krijuar nga politika e kanabizimit të plotë të Shqipërisë nga Edi Rama.

Është ajo që mban brengën e madhe të përcjelljes së fëmijëve në dhera të tjera.

Pra dy janë të këqijat e mëdha me të cilat përballet sot, nëna, motra, gruaja e vajza shqiptare, por përsëri e thatë shumë bukur, e thanë bukur oratoret e shkëlqyera që folën para meje: po të kishte një emër tjetër gruaja do të quhej heroinë se në të vërtetë të tilla janë.

Askush nuk përballet me më fuqi me të keqen se sa nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona.

Ndaj dhe unë shfrytëzoj këtë rast duke garantuar se për PD-në nuk do të ketë përparësi më absolute se sa beteja e pamëshirë kundër diskriminimit të burrit me gruan, vëllait me motrën, babait me nënën.

Në këtë kontekst do të bëjmë gjithçka për barazi reale gjinore.

Do të bëjmë gjithçka që fëmijët të rriten, edukohen në kushte e mjedise normale.

Do të bëjmë gjithçka që gratë dhe vajzat tona të mund të shpalosin potencialin e jashtëzakonshëm që ato mbartin në vetvete, për veten, familjen dhe kombin shqiptar e Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...