Berisha: PD do bëjë gjithçka për të ndryshuar gjendjen katastrofale

E mërkurë, 13 Mars 2024 16:26

Asgjë, asnjë pengesë nuk iu ndalon ju në këtë betejë, e cila do të ketë fundin fitimtar të saj. Në këtë betejë, në të cilën ne përballemi me diktaturën që bazohet në pushtetin, në aleancë me krimin, me vjedhjen, me drogën, mashtrimin e shqiptarëve. Kjo diktaturë me propagandën e saj faktohet sistemi i mashtrimit të madh.

Çdo ditë, tonelata gënjeshtra dhe mashtrime derdhen mbi qytetarët shqiptarë. Çdo ditë dhjetëra milionë euro pasuri të tyre, vidhen nga qeveritarët. Çdo ditë lartësohen kullat e qeverisë si monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit. Çdo ditë mbulohen krimet e shëmtuara që kryhen nga qeveritarët dhe bandat e tyre.

Shqipëria sot nuk ka një të dytë në Europë. Shqipëria sot i ngjan një vendi në të cilin banorët e saj, 83 përqind e tyre duan të largohen, ndërkohë që ajo ka në vetvete pasuritë më përrallore. Por këto pasuri plaçkiten çdo ditë nga qeveritarët hajdutë. Këto pasuri, në vend të një bekimi, shndërrohen në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Miqtë e mi!

Ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre. Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale.

Po dhe po.

Në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji. Në Shqipëri me gërshërët e ligjit do t’i priten duart atij që do të guxojë të prekë pasurinë publike, të vjedhë të ardhurat tuaja, taksat tuaja.

Në Shqipëri, pasuritë do të kthehen në mirësi për qytetarët. Në dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, në përmirësim cilësor të arsimit, në garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, efiçent, siç e meritoni.

Shqipëria do jetë vendi ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve do respektohen, do të garantohen. Ku libri themelor i shtetit, Kushtetuta do sundojë mbi çdo ligj tjetër.

Miqtë e mi!

Kjo që ndodh sot në Shqipëri çdo ditë, është një shëmti e vërtetë.

Unë flas këtu sot nga kjo dritare në arrest shtëpie me akuzën e Edi Ramës se unë në vitin 2008 kam miratuar një vendim qeverie, që qytetarët të përdorin për të blerë objektet e privatizimit, letrat me vlerë.

E vërteta si drita e diellit është se ai vendim u mor 1 muaj pasi familja e dhëndrit tim dhe ai kishin paguar mbi 90 përqind të shumës me lekë dhe jo letra me vlerë. Dhe e kishin paguar një muaj më parë, kurse vetë dhëndri im përfitoi nga ai vendim 64 euro. Ndërkohë si Bege, ata paguan 40 përqind të 800 mijë dollarëve.

Sot Edi Rama përsëri miratoi vendimin për zgjatjen e përdorimit të letrave me vlerë.

Ky i pafytyrë, ky i pamoral që akuzon paraardhësin se miratoi vendimin për letrat me vlerë për të favorizuar dhëndrin me 64 euro, tani, sot pas 16 vitesh, përsëri zgjat afatin e përdorimit të këtyre letrave.

U ndala në këtë shembull vetëm për të ilustruar se cila është sot drejtësia në Shqipëri. Cila është drejtësia e re e monstrës së njerëzimit, Xhorxh Sorosit. Drejtësia e llumit njerëzor.

Edhe njëherë, i them gjykatëses, me nder gjykatëses me tre emra: na thuaj je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për vepra llumi? Është përzënë miqtë e mi, por e mbulon Edi Rama.

Por përse e mbulon Edi Rama? Se është përzënë dhe ai, se është burgosur edhe ai. Se edhe ai vjen nga bota delinkuente. Po, zotëri, po. Edi Rama nuk ka normë morale që nuk ka thyer.

Njeriu që ka hyrë në histori si kryeministri që ka vjedhur më shumë në të gjitha kohërat, u zotohet shqiptarëve se unë dy metra i gjatë nuk mund të vjedh. Tallet me shqiptarët, tallet çdo ditë në një cinizëm ekstrem. Kalon nga një qytet në një qytet tjetër, duke mashtruar.

Ishte sot në Kukës. Prej 6 vitesh, miliona shqiptarë që kalojnë në atë rrugë, paguajnë taksën. Dhe në 6 vite, në Rrugën e Kombit nuk është bërë asnjë investim. Po përfundon një urë dhe tani do e shesë si naftën e Shpiragut, si ura e vetme në Europë.

Në fakt i vetëm është ai që mashtron në çdo gjë qytetarët e këtij vendi çdo ditë, duke menduar se ata hanë bar. Unë e garantoj se shumë shpejt qytetarët e këtij vendi do i tregojnë atij vendin që meriton.

Miqtë e mi!

Prej 11 vitesh mbahet jashtë pune TEC-i ultramodern i Vlorës. 11 vite janë shpenzuar gjer sot 200 milionë euro. Janë vjedhur gjer sot 200 milionë euro.

E gjithë kjo histori sepse duheshin për korrigjim të një defekti 13 milionë euro. Por TEC-i ishte i niveleve teknologjike më të larta. Nga TAP ishte parashikuar në marrëveshje që do shkëputej një degë nga Fieri në Vlorë për të furnizuar TEC-in.

Çfarë ndodh, më thoni ju mua? TEC-i shkatërrohet çdo vit.

Asnjë degë nuk u nis me gaz drejt tij. Përkundrazi, u firmosën kontrata të tjerë që kurrë nuk u zbatuan. Vetëm e vetëm që Edi Rama të mbushë valixhet dhe baulet me ryshfete dhe mashtrime për qytetarët.

Në çdo aspekt, gjithçka, kudo që të hedhësh sytë, në çdo vepër, ka vetëm vjedhje, vjedhje dhe vjedhje.

Punët publike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Europës, janë shndërruar në monumente të shëmtuara të vjedhjes dhe korrupsionit qeveritar.

Kudo që të hedhësh sytë, në çdo punë publike, në çdo ndërtesë shkolle, në çdo ndërtesë spitali, në çdo kilometër rrugë, 80 përqind është vjedhje. 90 përqind është vjedhje dhe 10 përqind apo 20 përqind janë punë.

Prandaj dhe shqiptarët ikin, varfërohen, mjerohen çdo javë e më shumë.

Miqtë e mi!

Çdo orë që kalon, beteja jonë bëhet më jetike. Çdo orë që kalon, mosbindja civile bëhet më vendimtare. Çdo orë që kalon është orë e guximit tuaj, vendosmërisë suaj për t’u përballur me këtë regjim.

Për ta arkivuar në kalendat e historisë si një nga regjimet më të urryera në tërë historinë kombëtare.

Kam besimin më të madh se ju demokratë jeni më të vendosur se kurrë dhe me guximin tuaj, me vullnetin tuaj, me vizionin tuaj, ju do t’i shkurtoni ditët kësaj qeverie, këtij pushteti të bazuar në aleancën më krimin, vjedhjen dhe drogën.

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...